Po jetojmë në një kohë kur çdo minutë ndodh diçka që mund ta ndryshojë botën rrënjësisht. Jemi dëshmitarë të arritjeve të reja të revolucionit teknologjik, si dhe të kërkesave vazhdimisht në ndryshim të ambientit ekonomik dhe investues në plan global. Kjo situatë supozon marrjen e masave serioze dhe shqyrtimin preciz të strategjive për zhvillim ekonomik të vendeve dhe të biznesit. Cila është strategjia fitimprurëse nga e cila mund të përfitojë Bullgaria?
“Strategjia fitimprurëse varet nga vendi për të cilin bëhet fjalë. Sa i përket Bullgarisë ajo është në rrugën e drejt dhe i përballon shkëlqyeshëm sfidat,thotë prof. dr. Galina Kolev, kryeekonomiste në Universitetin Ekonomik Gjerman /Institut der deutschen Wirtschaft/. –Bullgaria ende është një vend i mirë për investime, shumë tërheqës për investitorët dhe ndërmarrjet ndërkombëtare. Bullgaria po vazhdon të jetë shteti në BE me shpenzime më të ulëta për krahun e punës. Përveç kësaj ka një gjendje të mirë gjeopolitike dhe gjeografike dhe tatime të ulëta. E gjithë kjo është një premisë e shkëlqyeshme për investimet. Kjo që ende mungon është përparimi në luftimin e korrupsionit, më shumë investime në fushën e infrastrukturës së transportit në Bullgarinë e Veriut. Atje lë për të dëshiruar. Kjo që për mendimin tim është shumë atraktiv në ekonominë bullgare është orientimi ndaj teknologjive të reja dhe kjo mund t’i sigurojë vendit një rritje të mirë edhe gjatë disa viteve në vijim.”
Sa i përket çështjes nëse Bullgaria ka shans për të tërhequr investimin e një prej prodhuesve më të mëdhenj automobilistikë në territorin e vet ekonomistja mendon se ende kemi një shans të madh që të na parapëlqejnë para kandidatit tjetër – Turqia. Nga koncerni ripohuan se investimi do të bazohet te treguesit ekonomikë dhe jo politikë, por nga ana tjetër:
“Gjeopolitika është një prej faktorëve kryesorë, nga të cilët varet vendimi i ndërmarrjeve të mëdha në botë dhe prandaj sipas meje zhvillimetgjatë disa javëve dhe muajve të fundit do të kenë një ndikim të madh. Disa faktorë të tjerë, të cilët janë shumë të rëndësishëm, janë konfliktet në fushën e politikës tregtare në nivel global. Ato gjithashtu janë në dobi të Bullgarisë si një vend i mirë për investime, sepse vendi ynë është anëtar i Bashkimit Evropian.”
Instituti Ekonomik Gjerman është instituti më i madh privat në Gjermani. Ai ndodhet në qytetin Këln. Është financuar nga industria, por edhe nga projekte të nivelit kombëtar dhe ndërkombëtar. Ai u siguron punë 370 punonjësve të kualifikuar në fusha të ndryshme. Temat mbi të cilat punojnë janë të lidhura me çështje kyçe të cilat u përkasin tregut të punës, ndryshimeve demografike, politikës financiare dhe sociale, ekonomisë ndërkombëtare, pasurive të patundshme, mjedisit rrethues dhe energjisë, inovacioneve, sipërmarrësisë etj.
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Vetëm për 9 muajt e parë të vitit 2024, Banka Kombëtare Bullgare nxori në qarkullim në vend rreth 11 milionë kartëmonedha të reja nga 100 leva. Nëse në fillim të vitit kishte më shumë se 131 milionë monedha në qarkullim, në fund të shtatorit ato ishin..
Tregu i pasurive të paluajtshme në Bullgari “ngriu” në nivelet e vitit të kaluar. Sipas të dhënave të Shoqatës Kombëtare të Pasurive të Paluajtshme, të cituara nga BTA, përjashtim bëjnë qytetet e mëdha, ku ka një rritje të numrit të transaksioneve...
1454 leva (738 euro) në muaj i nevojiten një personi që punon për të mbajtur veten dhe për të jetuar sipas standardeve bullgare. Për një familje prej tre anëtarësh me dy të rritur dhe një fëmijë, shuma është 2616 leva (1329 euro), sipas Institutit për..