Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

6 227 901 janë votuesit e regjistruar për zgjedhjet vendore më 27 tetor në Bullgari

Foto: arkiv

Në zgjedhjet lokale më 27 tetor të këtij viti, të drejtën e votimit mund të ushtrojnë 6 227 901 shtetas bullgarë sipas listave të zgjedhjeve. Këtë e njoftoi Komisioni Qendror Zgjedhor. Numri i përgjithshëm i kandidatëve në zgjedhjet lokale është 36 251 veta. Prej tyre kandidatët për këshilltarë bashkiakë janë 29 493, për kryetarë të komunave – 1 254, për kryetarë të bashkive – 5 041, për kryetarë të rajoneve – 463 dhe për bashki vetëm me një kandidat – 392. Komunat për të cilat ka vetëm një kandidat për bashki janë 5.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Anëtarësimi i Bullgarisë në eurozonë mori dritën jeshile nga ECOFIN

Ministrat e ekonomisë dhe financave të vendeve anëtare të BE mbështetën unanimisht rekomandimin e hartuar dje nga Eurogrupi që Bullgaria të anëtarësohet në eurozonë më 1 janar 2026, njoftoi ministri i financave i Polonisë, Anxhej Domanski, sipas..

botuar më 25-06-20 5.41.MD

Ligj i ri rregullon tregun e kriptoaktiveve në Bullgari

Parlamenti miratoi në lexim të dytë Ligjin për Tregjet e Kriptoaktiveve, me propozues Këshillin e Ministrave. Me këtë ligj rregullohet tregtimi i këtij lloji instrumentesh dhe mbikëqyrja e sektorit në përputhje me rregulloret evropiane, njoftoi..

botuar më 25-06-20 5.32.MD
Drejtori ekzekutiv i “TEC Marica Iztok 2” SHA, Dijan Dimitrov (në të majtë), dhe ministri i energjetikës, Zheço Stankov, gjatë një konference për shtyp në selinë e kompanisë, më 20 qershor 2025

Termocentrali “Marica Iztok 2” do të sigurojë 50% të energjisë elektrike për konsumatorët familjarë

Kompleksi TEC “Marica Iztok” do të furnizojë 50% të sasisë së energjisë për konsumatorët familjarë në Bullgari. Kjo u bë e ditur gjatë një konference për shtyp në TEC “Marica Iztok 2”, të mbajtur nga ministri i energjetikës, Zheço Stankov, njofton BTA...

botuar më 25-06-20 3.43.MD