Periudha e historisë bullgare, e cila përfshin dekadat e fundit të Perandorisë Osmane deri në vitin 1944, është interesante jo vetëm për zhvillimet në atë kohë, por edhe për shkak të ndryshimeve që u realizuan në Bullgari. Arritjet ishin fryt i udhëheqjes së aftë politike, aftësive administrative dhe kompetencës profesionale, pra cilësi të detyrueshme, të cilat secili kandidat për ndonjë shërbim publik duhet të posedojë. Që nga Çlirimi i Bullgarisë në vitin 1879 deri në vitin 1944, kryebashkiaku në qytetet e mëdha herë zgjidhej nga populli, herë emërohej. Kjo impononte ndryshime të shpeshta në kriteret dhe në rregullat dhe në këtë kuptim, sipas docentes Milena Stefanova – pozita e kryebashkiakut gjithnjë ka qenë molla e sherrit ndër partitë politike.
Megjithëkëtë gjatë periudhës 10-vjeçare të autorizimeve, vitet 1934-1944, gjatë të cilave kryetarët e bashkive emëroheshin me Dekret të Mbretit, kishte shumë kryebashkiakë, të cilët mbetën në historinë e vendbanimeve si njerëzit të cilët bënë më shumë për mirëqenien dhe përmirësimin e kushteve të jetesës së banorëve. Një kryetar i tillë i bashkisë ishte ai i Sofjes Ivan Ivanov, i cili ishte një profesionist i afirmuar që parase të emërohet në këtë post. Nën udhëheqjen e tij u projektua dhe u ndërtua Ujësjellësi i Rilës, ndërsa më vonë edhe pushteti komunist përfitoi nga aftësitë dhe dituritë e tij në ndërtimin e liqenit artificial “Iskër”, i cili edhe më sot e furnizon kryeqytetin me ujë.
Me ndihmën e docentes Stefanova dhe ekspertizës së saj si studiuese e interesit publik ndaj vetadministrimit vendor, u bëjmë një analizë fushatave deri në vitin 1944, të cilat disi janë aktuale edhe sot dhe i përngjajnë ditës së sotme.
Grindjet partiake, shpifjet dhe shprehjet fjalëkota kundër kandidatit të konkurrencës shoqëruan të gjitha fushatat tek ne. Që para Çlirimit në kohën e Rilindjes, kur pasanikët bullgarë, të cilët si sundimtarë lokalë mund të konsiderohen si prototipa të kryebashkiakëve, kanë formuar parti të veta. Pas kësaj ata luftuan me të gjitha mjetet madje nuk turpëroheshin të shkatërronin edhe godinat e shkollave ekzistuese. Kjo për arsye se partitë konkurruese debatuan në cilën prej lagjeve të jetë shkolla. Gjithnjë ekzistuan praktika të tilla të pandershme. Sot jemi dëshmitarë të blerjes së votave dhe të provave të pasuksesshme të përballohet kjo praktikë e mbrapshtë.
Docentja Milena Stefanova u kushton një libër të tërë pasanikëve bullgarë, traditave të tyre dhe kohës, në të cilën jetuan.
Në të studiova komponentët, të cilët shoqëruan procesin politik, i cili për këtë periudhë mund të quajmë ashtu vetëm në mënyrë kushtëzuese. Vitet e fundit të Perandorisë Osmane, pushteti zyrtar kërkonte mënyra të integrojë përfaqësues të territoreve të pushtuara, sepse kështu ushtronte më lehtë pushtetin. Sulltani interesohej vetëm për këtë të mos ketë trazira dhe të mblidheshin tatimet rregullisht. Regjimi më i lirë vitet e fundit të Perandorisë Osmane ndihmoi të zgjohen interesa, qëllime dhe pasione të ndryshme, një pjesë prej popullsisë të pasurohet dhe të pretendojë për pozita në pushtet. Kështu lindën edhe konfliktet e para dhe ato marrëdhënie vazhduan edhe pas Çlirimit në vitin 1897.
Në këtë kontekst, ndërrimet e shpeshta të qeverive pas kësaj nuk duhet të na befasojnë. Si atëherë, ashtu edhe sot prapa luftës së ideve në praktikë është lufta për pushtet, ndikim dhe ndarje të resurseve. Kjo është e përshkruar shumë mirë në disa vepra letrare, ndër të cilat janë edhe fejtonet e shkrimtarit Aleko Konstantinov. Ato janë aktuale edhe më sot.
Në kohën e Alekos nuk kishte internet, ndërsa aksesi në informacion ishte i kufizuar. Duhet të marrim në konsideratë, se interneti na jep më shumë mundësi dhe një fuqi prej qytetari. Nuk duhet të na bëjmë përshtypje lajmet e rreme, të cilat në kohën e atëhershme konsideroheshin për një gënjeshtër. Shumë përpjekje nevojitej i njeriut për të pastruar emrin nga thashethemet. Sot pak ose shumë njerëzit dyshojnë se kujt t’i besojnë. Gjithnjë e më pak bëhen autoritetet, të cilët mund të ngjallin besimin e njerëzve. Kjo e ndërlikon situatën në shoqërinë e sotme. Do të ishte mirë që të kishte një besim më të lartë në institucionet, të cilat për fat të keq nuk funksionojnë si të tilla, por si të varura nga partitë, tha në intervistën për Radio Bullgarinë docentja Milena Stefanova.
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Në Nju Jork, në kuadër të sesionit të vjeshtës të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, ministri i jashtëm në detyrë Ivan Kondov u takua me ministrin për Evropën dhe punët e jashtme të Shqipërisë, Igli Hasani. Ata kanë shprehur gatishmërinë për të..
Italia hap dy qendrat për emigrantët në Shqipëri Italia do të hapë në tetor të parën nga dy qendrat për emigrantët në territorin e Shqipërisë. Kështu ka bërë të ditur ministri i Brendshëm italian, Matteo Piantedosi, raporton ANSA. Të dy vendet..
Komisionerja bullgare Ekaterina Zaharieva merr resorin "Start-ups, kërkimet shkencore dhe inovacionet" në Komisionin e ardhshëm Evropian. Për mediat, Ekaterina Zaharieva e përcaktoi resorin e saj si "portofoli i së ardhmes", dhe më pas refuzoi t'u..
Nënpresidentja Ilijana Jotova e përshkroi Asamblenë Kombëtare të sapozgjedhur si "të paligjshme". Sipas saj, raportimet për shkelje dhe kërkesat e gjithnjë..
Athina paralajmëroi se pret të respektohen të drejtat e grekëve në Epirin e Veriut Greqia paralajmëroi kryeministrin shqiptar Edi Rama se..