Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Sot në Bullgari është ditë reflektimi para zgjedhjeve të rregullta vendore më 27 tetor

Foto: BGNES

Sot, më 26 tetor, është ditë reflektimi para raundit të parë të zgjedhjeve lokale për kryetarë dhe këshilltarë bashkie, që do të zhvillohen më 27 tetor. Në ditën e reflektimit janë ndaluar çfarëdolloj agjitacionesh politike. Është ndaluar gjithashtu shpallja e prognozave për rezultatet e votimit.

Në lidhje me Ditën e Shën Dhimitrit, i cili festohet më 26 shtator në tërë vendin, konsumimi i alkoolit është i lejuar në disa vendbanime, ndërsa në disa të tjera është ndaluar në varësi të vendimit të autoriteteve vendore. Në kryeqytetin e Sofjes për shembull nuk ka kufizime sa i përket shitjes së pijeve alkoolike, ndërsa në Varna shitja e tyre nuk është e lejuar. Mirëpo, në vetë pikat zgjedhore në mbarë vendin dhe në hapësirat rreth tyre përdorimi i alkoolit është absolutisht i ndaluar.

Sipas listave zyrtare elektorale të drejtën e votimit në zgjedhjet vendore më 27 tetor e kanë 6 227 901 shtetas



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Festivali Sofia Experimental bashkon artistë nga 6 vende

Mbi 20 artistë nga Bullgaria, Gjermania, Italia, Holanda, Franca dhe Republika Çeke do të marrin pjesë në edicionin e tretë të festivalit Sofia Experimental nga 5 deri më 9 nëntor. Në serinë e koncerteve, leksioneve, prezantimeve dhe punëtorive..

botuar më 25-11-05 5.05.PD

Parashikimi i motit për 5 nëntorin 2025

Të mërkurën , temperaturat minimale do të jenë nga 5 deri në 10°C, ndërsa në Sofje rreth 7°C. Gjatë ditës , vranësirat do të mbeten të dendura; në disa zona, kryesisht në Bullgarinë Juglindore dhe në rajonet malore, do të ketë reshje të lehta..

botuar më 25-11-04 7.35.MD
Rumen Radev dhe Prof. Hristo Pimpirev

Flamuri kombëtar iu dorëzua Ekspeditës së 34-të Bullgare në Antarktidë

Presidenti Rumen Radev ua dorëzoi flamurin kombëtar pjesëmarrësve në Ekspeditën e 34-të Bullgare në Antarktidë. Në një ceremoni në Presidencë, flamuri u pranua nga kreu dhe doajen i studimeve bullgare në kontinentin e bardhë, Prof. Hristo..

botuar më 25-11-04 3.14.MD