Kushte më të mira jetese, më shumë vende të reja pune dhe rikthim i njerëzve të rinj – për këtë votojnë sot shumica e banorëve të vendbanimeve të vogla të Bullgarisë. Në mbi gjysmën e bashkive të qarkut Kërxhali (Bullgari Jugore) ka vetëm një kandidat për kryetar bashkie, tregojnë të dhënat e komisioneve zgjedhore bashkiake në rajon, informoi BNR – Radio Kërxhali. Një prej tyre është fshati Pripek. Për shkak të mungesës së punës shumica e njerëzve të rinj janë larguar. “Gratë mund të punojnë në një punishte në qytetin e afërt Xhebel, por për burrat nuk ka punë – komentojnë vendasit. – Duhet të hapen vende të reja pune për të rinjtë, përndryshe fshati do të zbrazet krejtësisht”.
Në fshatin e qarkut të Kërxhalit Drangovo gjendja është e njëjtë. “Është e trishtueshme, por tashmë pothuajse nuk ka njerëz të rinj. Të gjithë nisen për në qytetet e mëdha, ose jashtë vendit”, na tregoi Cvetana Topçieva, mësuese fëmijësh në Drangovo. Ajo qetësohet me faktin se ende nuk janë mbyllur shkolla dhe kopshti i fëmijëve për shkak të mungesës së fëmijëve.
Për zgjedhjet interesohen si njerëzit në Drangovo dhe Pripek, ashtu dhe ata në fshatrat e tjera të rajonit të Kërxhalit. Zgjedhësit shpresojnë që kryebashkiakët e rinj të punojnë në sinkron, që të mos ikin njerëzit dhe jeta të përmirësohet, të riparohet infrastruktura rrugore dhe ujësjellësit e vjetër.Shumica në parlament hodhi poshtë propozimin e partisë "Vëzrazhdane" për të dëgjuar Ministrin e Punëve të Jashtme Georg Georgiev me rastin e votimit të eurodeputetëve në Komisionin e Politikës së Jashtme të Parlamentit Evropian, i cili miratoi..
Gara e parë ushtarake ndërkombëtare "Luftëtari më i Mirë" do të mbahet më 25 dhe 26 qershor 2025 në Universitetin UshtarakKombëtar "Vasill Levski" në Veliko Tërnovo. Turneu mbahet nën kujdesin e Shefit të Mbrojtjes, Admirali Emill Eftimov, dhe..
Gjatë natës do të mbajë mot i kthjellët dhe pothuajse i qetë. Të mërkurën do të mbajë sërish mot me diell, dhe rreth mesditës e pasdite – me vapë në ultësira dhe fusha. Do të fryjë erë e lehtë, në Bullgarinë Lindore deri mesatare, nga..
Gjatë natës moti në të gjithë vendin do të jetë i kthjellët. Në rajonet lindore do të fryjë erë e lehtë nga lindje-juglindja. Të premten vendi..
Një zjarr i madh me një front prej rreth 10 km pyjesh po digjet në pjesën lindore të Karnobatit, rajoni i Burgasit, njoftoi kryetari i bashkisë Georgi..
Edhe një herë, mjekë të rinj, praktikantë dhe studentë të mjekësisë do të marrin pjesë në një protestë kombëtare "E ardhmja në Bullgari". Ata kërkojnë..