Siç pritej, gara për postin e kryebashkiakut është më e fuqishme dhe ndiqet me interes më të madh në Sofje, Plovdiv dhe Varna. Në kryeqytet kandidatët për këshilltarë bashkie janë gjithsej 19, në Plovdiv – 14, në Varna – 11. Kandidatët për këshilltarë bashkiakë vetëm në Sofje janë 1010. Shumë e madhe është konkurrenca për kryetarë bashkie të rajoneve të veçanta të tri qyteteve më të mëdha bullgare, ku përveç për kryetar të Bashkisë së Sofjes dhe këshilltarë bashkiakë votohet për kryebashkiak të rajoneve të veçanta. Gjithsej 341 kandidatë konkurrojnë për 24 rajonet e Bashkisë së Kryeqytetit. Në Plovdiv partitë dhe koalicionet e regjistruara për zgjedhjet janë 29 por vetëm 16 prej tyre shpallën kandidatë të vetë për kryebashkiakë të rajoneve. Për pesë rajonet e Varnës ka gjithsej 45 kandidatura. Kandidati për kryetar bashkie konsiderohet i zgjedhur në raundin e parë në qoftë se për të kanë votuar mbi 50 për qind prej votuesve. Në rast të kundërt do të zhvillohet balotazh.
Krëstjo Peev nga Shoqata Qytetare “Këshilli Publik” në Nesebër raportoi për Radion Kombëtare Bullgare për “njerëz të vdekur të bllokuar në hotele që duhet të evakuohen, për dhjetëra makina, tualete dhe pavione në det” në fshatin turistik..
Në Bullgari veprojnë grupe diversante që ushtrojnë ndikim hibrid dhe janë pjesë e jetës politike të vendit, duke vepruar përmes dezinformimit. Këtë e deklaroi kryeministri Rosen Zheljazkov gjatë një seance të kontrollit parlamentar, duke iu..
Shuma e mjeteve të disbursuara nga të gjitha programet operative të Bashkimit Evropian arrin në 3,3 miliardë leva (1,587 miliardë euro). Janë të lidhur kontrata për 12 miliardë leva (5,770 miliardë euro), që përbën 50% të fondeve totale. Sipas..
Të martën moti do të mbetet me re. Reshje të vazhdueshme dhe të konsiderueshme shiu priten në rajonet lindore dhe veriore. Në pjesët jugperëndimore..
Të mërkurën situata sinoptike do të mbetet e ndërlikuar. Gjatë natës, në Rrafshinën e Danubit dhe në zonën Ludogorie do të vazhdojë të ketë reshje..
Komisioni Evropian do të shpallë pas një muaji shumën që do t’i jepet Bullgarisë nga Plani për Rimëkëmbje dhe Qëndrueshmëri, por pagesa mund të shtyhet..