Një ekip i spitalit universitar “Llozenec” në Sofje i udhëhequr nga dr. Igor Tudorache nga spitali universitar në Hanover, realizoi transplantimin e parë të mushkërisë në Bullgari. Recipienti është një burrë 70 vjeçar me insufiçencë të rëndë të mushkërive. Para pak kohe Ministri i Shëndetësisë supozoi në Parlament se një operacion i tillë është i mundshëm në Bullgari deri në një vit e gjysmë. Vendi disponon gjithsej 7 spitale të licencuara për zhvillimin e transplantimeve. Deri tani janë kryer gjithsej 485 transplantime veshkash, 149 transplantime të mëlçisë dhe 58 – të zemrës.
Ministri bullgar i turizmit Mirosllav Borshosh zhvilloi një takim pune në Bruksel me drejtorin ekzekutiv të një prej kompanive kryesore online në botë “Booking”. Takimi u zhvillua në një forum të nivelit të lartë "Destinacioni Evropa" organizuar nga..
Droni që fluturoi mbi Aeroportin e Sofjes është një lloj ushtarak që përdoret për spiunazh dhe vëzhgim Droni misterioz që po bënte manovra të rastësishme mbi Aeroportin e Sofjes më 7 shkurt të këtij viti dhe që vonoi 6 fluturime, ishte hakuar, manipuluar..
Paraditen e së mërkurës do të ketë ulje të dukshmërisë vende-vende në fusha dhe lugina. Temperaturat minimale do të lëvizin nga minus 10 deri në minus 4°, në disa lugina deri në minus 14°. Në Sofje do të jetë rreth minus 10°. Gjatë ditës në Bullgarinë..
Paga mesatare më e lartë në Bullgari është në qytetin e Sofjes - 3388 leva /1732 euro/, dhe më e ulëta është në Smoljan - 1617 leva /826 euro/. Kështu..