Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Raundi i parë i zgjedhjeve nuk tregon zhvendosje radikale të shtresave politike

Foto: BTA

Nga deklaratat e liderëve të GERB-it dhe të Partisë Socialiste Bullgare (BSP) pas raundit të parë të zgjedhjeve vendore që u zhvilluan ditën e diel bëhet e qartë se edhe forca kryesore politike në pushtet edhe ajo opozitare janë të kënaqura për rezultatet e votimit. Sipas liderit të GERB-it, Bojko Borisov, i cili është dhe Kryeministër i vendit, partia e tij ka arritur një fitore kategorike kundër BSP-së dhe kjo tregon se ka stabilitet në qeverisje. BSP-ja nga ana e vet deklaron se pas paraqitjes së saj të dobët në zgjedhjet gjatë vitit 2015 ata “rikthehen në pushtetin vendor”.

Mirëpo, tani për tani është herët të bëhen konkluzione përfundimtare, jo vetëm sepse rezultatet zyrtare janë ende tepër modeste, por sepse pritet raund i dytë i votimit atje, ku kandidatët për kryetarë bashkie nuk kanë fituar mbi 50 për qind. Megjithatë tashmë mund të bëhen disa komente.

Megjithëse rezultatet e partisë GERB janë më të dobëta, ajo vazhdon të jetë me ndikim më të madh në qytetet e mëdha. Kandidatët për kryetarë bashkie fituan që në raundin e parë në qytetet Burgas, Veliko Tërnovo, Vraca, Gabrovo dhe Stara Zagora, ndërsa në shumë prej qyteteve të tjera rajonale kanë përparësi të konsiderueshme. Kjo ripohon përfundimin e Borisovit për stabilitet në qeverisje, sepse edhe në zgjedhjet e kaluara vendore partia e tij dominonte në qytetet e mëdha.

Kandidatja e GERB-it për kryetar të Bashkisë së Sofjes Jordanka Fandëkova është me rreth 10 për qind përpara konkurrentes së saj Maja Manollova, e cila përkrahet nga BSP-ja, por ndërkaq ajo ka qindra mijëra vota më pak, sesa në zgjedhjet e kaluara. Përveç kësaj duhet shënuar se shumë vite nuk ka pasur balotazh në zgjedhjet lokale në kryeqytet. Kështu qe socialistët duhet të jenë të kënaqur se rivalja e Fandëkovës është pikërisht kandidati i përkrahur prej tyre. Ndërkohë, ata disponojnë më shumë vota në Këshillin Bashkiak të Kryeqytetit. I ngjashëm është raporti mes përkrahjes për GERB-in dhe asaj për BSP-në në vise të tjera të vendit.

Lëvizja për të Drejtat dhe Liritë (DPS) – partia e turqve etnikë dhe myslimanëve në Bullgari, fiton që në raundin e parë në “kështjellat” e saj tradicionale Kërxhali, Kirkovo dhe Krumovgrad. Përveç GERB-it, ajo është forca e vetme politike e cila ka fituar zgjedhjet në një qytet rajonal (Kërxhali) që në raundin e parë, që flet për pozitat e forta të partisë.

Formacioni nacionalist që u paraqit më mirë në zgjedhje – VMRO, arriti rezultate nën pritjet e tij. Prandaj nuk është e rastit se dëgjohen pikërisht nga radhët e tyre ankesa për vota të blera. Kandidati për kryetar të Bashkisë së Sofjes Angell Xhambazki mbeti në vendin e pestë, por partia e tij nuk e konsideron këtë si dështim, sepse për herë të parë ajo ka kandidat për kryetar të Bashkisë së Kryeqytetit, ndërsa për nga numri i këshilltarëve bashkiakë VMRO-ja zë vendin e tretë.

Disa vëzhguesve u bëri përshtypje se në zgjedhjet e rregullta të shtata vendore në Bullgari që pas ndryshimeve demokratike në vitin 1989 në përgjithësi nuk kishte konfrontime të ashpra, të cilat janë karakteristike për vendin tonë. Nëse kjo përshtypje do të ndryshojë apo jo edhe në raundin e dytë të zgjedhjeve, do të shohim më 3 nëntor.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Presidenti është i mendimit se rruga drejt paqes në Ukrainë do të jetë një proces i vështirë

Lufta në Ukrainë nuk ka zgjidhje ushtarake dhe diplomacisë duhet t'i jepet rrugë. Këtë e deklaroi presidenti Rumen Radev, i cili organizoi pritjen tradicionale për udhëheqësit e misioneve diplomatike të akredituara në Bullgari. Në aktivitetin që u..

botuar më 25-01-31 9.19.PD
 Foto: Shoqata e Pasardhësve të Refugjatëve dhe Emigrantëve nga territori i Maqedonisë së Veriut

Organizata e emigrantëve alarmon BE-në për procesin kundër bullgarëve në Manastir

Shoqata e Pasardhësve të Refugjatëve dhe Emigrantëve nga territori i Maqedonisë së Veriut dërgoi një qëndrim tek institucionet evropiane, në të cilin këmbëngul që përfaqësuesit evropianë të njihen me dokumentet në rastin kundër kryetarit të klubit të..

botuar më 25-01-29 1.18.MD

Ngjarjet me adresë ballkanike

Dhjetëra njerëz humbën jetën nga zjarri në resortin malor turk Kartalkaya 78 persona humbën jetën për shkak të zjarrit në një hotel në vendpushimin turk të skive Kartalkaya, provinca Bolu, në veriperëndim të Turqisë. Në mesin e të vdekurve ka..

botuar më 25-01-26 8.05.PD