Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Athina e konsideron Sofjen si një partnere strategjike

Kam marrë instruktim nga qeveria greke të zhvillojë politikën tonë me shtetet e tjera ballkanike mbi bazën e bashkëpunimit tonë me Sofjen, tha Ambasadori i ri i Greqisë tek ne

Foto: Ambasada e Greqisë në Bullgari

Dimitrios Hronopulos është ambasadori i ri i Greqisë në Bullgari. Ai mbërriti para pak kohe në Sofje, por tashmë është ngjitur në malin Vitosha sepse bashkëshortja e tij pëlqen shumë që të ecë më këmbë dhe të zbulojnë kryeqytetin bullgar, duke shëtitur nëpër pazaret dhe në përgjithësi nëpër vendet ku mblidhen njerëzit. Ambasadori planifikon të vizitojë qytetet Plovdiv dhe Veliko Tërnovo, bregdetin e Detit të Zi dhe Manastirin e Rilës.

Në lidhje me 28 tetorin, festa e dytë kombëtare për nga rëndësia e Greqisë, zoti Hronopulos na priti në ambasadë dhe deklaroi se ndihet këndshëm në vendin tonë. Biseda filloi me përshtypjet e tij të para nga Bullgaria dhe kaloi përmes temave aktuale bilaterale.

“Marrëdhëniet midis Bullgarisë dhe Greqisë janë tanimë në një fazë të pjekur, tha Dimitrios Hronopulos. Të dyja vendet i përkasin të njëjtit grup të interesave. Jam i instruktuar nga qeveria greke të zhvilloj politikën tonë me shtetet e tjera ballkanike mbi bazën e bashkëpunimit tonë me Sofjen. Dua të them se Athina e konsideron Sofjen si një partnere strategjike dhe dëshiron një zhvillim të drejtpërdrejtë të marrëdhënieve në të gjitha drejtimet. Ashtu si dy vendet tona kanë mundur të rregullojnë marrëdhëniet e veta, kështu duhet të bëjnë të gjitha shtetet e Ballkanit - dhe Athina dhe Sofja duhet të luajnë një rol kryesor në këtë proces. Ashtu si dy vendet tona arritën një anëtarësi të plotëvlefshme në institucionet euroatlantike, kështu duhet të ndihmojmë, sa është e mundur më shpejt, që fqinjët tanë po kështu të mund ta arrijnë këtë qëllim. Kemi interes që kjo të ndodhë sepse kështu do të sigurohet stabiliteti në regjionin tonë”.

A kanë të dyja shtetet plane të përbashkëta për t'i përballuar sfidat e kohës?

“Bullgaria dhe Greqia janë njësoj të vetëdijshme për sfidat bashkëkohore dhe kanë një kuptim të përbashkët të konceptit “siguri” gjatë shekullit të 21, komentoi Ambasadori i Greqisë. Për shembull Bullgaria dhe Greqia nuk janë shkaku për problemin me refugjatët, por duhet të përballojnë pasojat e tij. Vendet tona janë frontale, në hyrje të valave të refugjatëve. Tregues për këtë se të dyja vendet tona e kuptojnë dhe e konsiderojnë problemin si të përbashkët është vendimi i tyre nga data 7 tetor, bashkë me Qipron, të paraqesin në Këshillin e Drejtësisë dhe të Punëve të Brendshme në Luksemburg, nevojën që Evropa të fokusohet mbi këtë problem, i cili nuk është vetëm evropian, por botëror dhe duhet të zgjidhet jo vetëm në nivelin e Brukselit, nga të gjitha shtetet anëtare, por dhe në një nivel botëror nga Kombet e Bashkuara”.

Një temë tjetër “e nxehtë” është ajo e energjisë.

“Në sferën e energjetikës Bullgaria dhe Greqia zhvillojnë 2 programe me rëndësi strategjike, tha zoti Hronopulos. Njëri është lidhja e gazit ndërlidhës Greqi-Bullgari /IGB/, marrëveshja për të cilën u nënshkrua më 10 tetor, kurse programi tjetër është lidhur me qëllimin e Bullgarisë të investojë në ndërtimin e një fabrike lundruese për hollimin e gazit në rajonin e Aleksandrupilit. Këto dy programe do të diversifikojnë burimet, të cilat sigurojnë energji për Evropën.”

Grekët shpresojnë që gjendja financiare e bullgarëve të vazhdojë të përmirësohet, për të investuar edhe më shumë në territorin e tyre, theksoi ambasadori.

“Sa i përket sferës së biznesit, grekët investojnë në Bullgari rreth 4 miliardë euro /duke marrë parasysh dhe kapitalet greke, të cilat vijnë këtu nga vendet e tjera/ dhe sigurojnë rreth 65 000 vende pune, që i përgjigjet pak a shumë 5% nga produkti i brendshëm bruto bullgar. Shpresoj që të shtohen dhe investimet bullgare në Greqi”.

Gjatë viteve të fundit këmbimi kulturor midis të dyja vendeve u rrit mjaftë. Në planet për të ardhmen e Ambasadës dallohet festimi i 140 vjetëve nga vendosja e marrëdhënieve diplomatike midis Bullgarisë dhe Greqisë gjatë vitit 2020.

Sot është 28 tetori - festa kombëtare e Greqisë, e cila i kushtohet një fjale. Grekët festojnë fjalën “jo”, e cila për ta është reagim ndaj çdo përpjekjeje të jashtme të hyjnë me forcë në hapësirën e tyre dhe t'u marrin lirinë. Zoti Hronopulos mendon se kjo është një sjellje, të cilën duhet të kenë të gjitha popujt në qoftë se duan të ruajnë dhe të mbrojnë identitetin e vet.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Shkelja e traditave parlamentare është shenjë e afrikanizimit të thellë të politikës bullgare

U mbyll seanca e parë e Kuvendit Kombëtar të sapozgjedhur. Ashtu si në tre parlamentet e kaluara bullgare, zgjedhja e kryetarit doli të ishte një sfidë serioze, pasi asnjë nga dy kandidatët - Raja Nazarjan nga GERB-SDS dhe Andrej Cekov nga Po e vazhdojmë..

botuar më 24-11-13 7.30.PD

Ngjarjet me adresë ballkanike

Athina paralajmëroi se pret të respektohen të drejtat e grekëve në Epirin e Veriut Greqia paralajmëroi kryeministrin shqiptar Edi Rama se respektimi i të drejtave të minoritetit grek në Shqipëri mbetet një kusht i detyrueshëm për anëtarësimin..

botuar më 24-11-08 3.30.MD

Nënpresidentja Ilijana Jotova e quajti Asamblenë e re Kombëtare "të paligjshme"

Nënpresidentja Ilijana Jotova e përshkroi Asamblenë Kombëtare të sapozgjedhur si "të paligjshme". Sipas saj, raportimet për shkelje dhe kërkesat e gjithnjë e më shumë partive për anulimin e zgjedhjeve e vënë në pikëpyetje drejtësinë e tyre. Ajo e tha këtë..

botuar më 24-11-07 5.38.MD