Sonte çiklistë organizojnë protestë para Këshillit të Ministrave nën parullën “Marshim për jetë”. Ata insistojnë për ndryshime ligjore me qëllim garantimin e sigurisë më të madhe të çiklistëve në rrugë. Në një intervistë për Radion Kombëtare Bullgare Ivo Delin, njeri prej Shoqatës “Veloevoljucia” tha, se protestuesit ngulin këmbë për masa më të rrepta ndëshkuese për shoferët të cilët godasin një çiklist dhe ikin nga vendi i aksidentit. Ai theksoi edhe mungesën e angazhimit të organeve kompetente ndaj gjendjes së korsive të biçikletave dhe ndaj shkelësve të rregullave për lëvizje. Shkak për protestën e radhës të çiklistëve u bë incidenti me një çiklist i plasuar në kryeqytet incident pas të cilit shoferi iku nga vendi dhe akoma nuk dihet kush është. Si rezultat i aksidentit çiklisti vdiq në spital.
GERB nuk do të mbështesë në asnjë pjesë buxhetin për vitin 2025. Këtë e deklaroi para gazetarëve në margjinat e parlamentit lideri i GERB-it, Bojko Borisov. Ai theksoi se ligji që detyron Ministrinë e Financave të përcaktojë një deficit prej 3% duhet..
Parlamenti po dëgjon ministrin në detyrë të bujqësisë dhe ushqimеvе, Georgi Tahov dhe drejtorin ekzekutiv të Agjencisë Bullgare të Sigurisësë Ushqimeve, Svetllozar Patarinski, për rastin me delet në Velingrad. Seanca është me kërkesë të Andrej..
Pasi Plenumi i Gjykatës dhe ushtruesi i detyrës së ministrit të drejtësisë hoqën dorë nga kompetencat për të paraqitur kandidaturat për kryetar të Gjykatës së Lartë Administrative, sot mblidhet sërish Këshilli i Lartë Gjyqësor. Mbledhja e sotme..