Ambasadorit të Rusisë në Bullgari Anatolij Makarov iu dorëzua një notë, në të cilën pala bullgare ngul këmbë, që nëpunësi i Ambasadës Ruse, të cilin prokuroria dhe Agjencia Shtetërore e Sigurimit Kombëtar dyshojnë në spiunazh, të braktisë vendin në një afat 24 orësh. Nota iu dorëzua në orën 10 më 29 tetor. Ditën e premte, më 25 tetor, në një takim në Ministrinë e Punëve të Jashtme ambasadorit rus Anatolij Makarov iu drejtua kërkesë me gojë që institucionet ruse të thërrasin nëpunësin e tyre brenda 72 orëve. Ditën e hëne, më 28 tetor, nga ministria njoftuan, se sipas informacionit të tyre diplomati u largua nga vendi. Mirëpo më vonë u bë e qartë, se kjo nuk ndodhi. Nga informacionet zyrtare del se bëhet fjalë për sekretar të parë të Ambasadës së Rusisë, por emri i diplomatit nuk njoftohet.
Pala ruse njoftoi, se diplomati do të braktisë vendin në afatin e caktuar në notë. Ajo shtoi se e ruan të drejtën për masa përgjegjëse.
Fëmijët do të jenë në gjendje të raportojnë nëse ata ose bashkëmoshatarët e tyre bëhen viktima të dhunës, përmes aplikacionit celular CyberKidz Patrol, njoftoi Ministri i Punës dhe Politikës Sociale Borisllav Gucanov. Ai do të jetë i disponueshëm për..
Agjencia Amerikane e Zbatimit të Ligjit për Drogat, në bashkëpunim me Ministrinë e Brendshme, mbajti një trajnim dy-ditor në vendin tonë për të përmirësuar aftësinë e Bullgarisë për të zbuluar dhe neutralizuar trafikimin e fentanilit dhe opioideve të..
Parlamenti bullgar miratoi përfundimisht në lexim të dytë ndryshimet në Ligjin për Transportin Hekurudhor. Ndryshimet përafrojnë legjislacionin kombëtar me kërkesat e direktivave evropiane, pasi Komisioni Evropian nisi një procedurë shkeljeje ndaj..
Vota për mocionin e pestë të mosbesimit ndaj qeverisë së Kryeministrit Rosen Zheljazkov do të mbahet të enjten, më 18 shtator, në orën 16:45. Kjo u..
Të enjten , temperaturat minimale në Bullgari do të lëvizin nga 8 deri në 13°C, ndërsa përgjatë bregdetit të Detit të Zi do të arrijnë deri në 15°C. Në..
Në lidhje me një video të publikuar në YouTube me titullin "Skemat bullgare me armë (njeriu nga brenda)", menaxhmenti i VMZ-Sopot - ndërmarrja më e madhe..