Kuvendi i Bullgarisë liroi Liljana Pavllovën nga detyra e saj e deputetes nga partia GERB. Kjo bëhet me qëllim që ajo të zërë postin e zëvendëspresidentes së Komitetit Drejtues të Bankës Evropiane të Investimeve. Ajo ishte nominuar për këtë post me vendim të qeverisë nga data 5 qershor dhe procedura kërkonte miratimin e shteteve të tjera anëtare. Ky miratim tashmë është fakt dhe Liljana Pavllova do të fillojë mandatin e saj në fillim të nëntorit dhe do të jetë angazhuar me këtë detyrë deri në fund të shtatorit 2022.
Në Bullgari Liljana Pavllova përveç deputetes ka qenë dhe ministre e zhvillimit regjional dhe ministre për Presidencën Bullgare të Këshillit të Bashkimit Evropian 2018.
Perspektivat për nxitjen e shkëmbimeve ekonomike dhe investimeve midis Bullgarisë dhe Polonisë, u diskutuan nga presidenti Rumen Radev në një takim me përfaqësues të Dhomës së Tregtisë Polako-Bullgare. Rumen Radev theksoi rëndësinë e turizmit detar,..
Të martën , temperaturat minimale do të jenë nga 1 deri në 6 gradë. Në Sofje do të jetë rreth 5°. Do të formohen ngrica vende-vende në luginat e 8 rretheve të gjysmës lindore të vendit. Pas mëngjesit të freskët, gjatë ditës do të ketë diell në të..
Gazi natyror pritet të bëhet më i lirë me rreth 14% krahasuar me çmimin aktual, njoftoi drejtori ekzekutiv i “Bulgargaz”, Veselin Sinabov, në një takim të hapur të Komisionit Rregullator të Energjisë dhe Ujit. Kjo do të thotë që një megavat-orë do të..
Në vitin 2024, 93.3 milionë njerëz në Bashkimin Evropian (BE) (21.0% e popullsisë) kanë qenë në rrezik varfërie, ose përjashtimi social, sipas të..
Shtetet e Bashkuara janë partneri ynë kryesor strategjik dhe aleat në NATO, me të cilët do të vazhdojmë të punojmë për të arritur qëllime të..
Duke vendosur lëndën "Virtytet dhe Fetë" në shkollë, qëllimi nuk është indoktrinimi dhe konvertimi i fëmijëve në kishë, por familjarizimi dhe edukimi i..