Kuvendi i Republikës së Bullgarisë ndërpreu mandatin e deputetit të liderit të partisë nacionalste “Ataka” Volen Siderov. “Pro” votuan 149 deputetë, “kundër” – 9, kurse “abstenim” – 8. Siderovi, i cili nuk është anëtar i asnjërës prej grupeve parlamentare, javën e kaluar vetë parashtroi dorëheqjen për shkak të pjesëmarrjes së tij në zgjedhjet lokale në Sofje. Në to “Ataka” siguroi veten 2 vende në Këshillin Bashkiak të kryeqytetit. Siderovi deklaroi se detyra e tij si këshilltar në Këshillin e Bashkisë së Sofjes do të jetë që t’i zbulojë mashtrimet dhe shpërdorimet në pushtetin vendor.
“Jam i lumtur se nuk do të jem pjesë e Parlamentit bullgar atëherë kur do të duhet të votohet vendosja e bazës kundër-raketore amerikane – gjë që do të jetë në dëm të Rusisë”, shpjegoi në një brifing lideri i partisë “Ataka”. Sipas fjalëve të tij Kuvendi tashmë ka gjithnjë e më shumë karakteristika kundër bullgare – diçka që vihet re në mënyrë të qartë pas votimit për blerjen e avionëve amerikanë F-16.
Bordi Ekzekutiv i Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) ka përfunduar Konsultimin mbi nenin IV për Bullgarinë në vitin 2025. Sipas procedurës për vlerësime dhe rekomandime për vendet anëtare të FMN-së, thuhet se kërkesa e brendshme vazhdon të nxisë..
Sot, 25 nëntor, në shumë qytete bullgare do të zhvillohen marshime nën sloganin "Asnjë më shumë" me rastin e Ditës Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave. Fondi Bullgar për Gratë gjithashtu do t'i bashkohet marshimeve. Fondi tregon se në..
Bullgaria renditet e 11-ta në indeksin global të këtij viti të kompanisë Surfshark - "Cilësia Dixhitale e Jetës 2025" (DQL), duke u ngjitur nga pozicioni i 18-të. Indeksi synon të studiojë dhe ndjekë mirëqenien dixhitale të vendeve në pesë fusha:..