Më 31 tetor, kur si zakonisht ditën enjte Filarmonia e Sofjes zhvillon koncertet e veta, do të ekzekutohen dy vepra të jashtëzakonshme muzikore. Ato janë krijuar me vetëm pesë vjet diferencë. Leonard Bernstein e ka kompozuar Simfoninë e tij të parë gjatë vitit 1942, kur ka qenë vetëm 24 vjeçar. Premiera e saj ka qenë gjatë janarit të 1944-ës nën dirigjimin e kompozitorit në Xhaminë e Sirisë në Pittsburgh. Në Nju Jork vepra është interpretuar gjatë muajit mars të vitit të njëjtë në Carnegie Hall. Atëherë ai ka fituar edhe çmimin e rretheve të kritikëve muzikorë të Nju Jorkut për vepër më të mirë muzikore amerikane të vitit 1944. Edhe sot e kësaj dite vepra konsiderohet si një prej krijesave më të mira të muzikantit të madh. Simfonia është krijuar në bazë të historisë biblike për profetin Jeremia. Pjesët janë tri: “Prophecy” (“Profecia”), “Profanation” (“Përdhosja”) dhe “Lamentation” (“Klithma”) , ku është përfshirë dhe një mezzosoprano. Në dy interpretimet e para solistja është Jennie Tourel.
Në sallën “Bullgaria” interpretimi do të jetë i Violeta Radomirskës – këngëtare me një karrierë aktive ndërkombëtare në Zvicër, Gjermani, Itali. Dirigjenti është Oliver Weder – një muzikant me biografi të jashtëzakonshme krijuese, aktualisht drejtor ekzekutiv dhe kryedirigjent i Thüringer Symphoniker Saalfeld-Rudolstadt – një prej orkestrave më të vjetra gjermane.
Në pjesën e parë maestroja Weder do të dirigjojë Koncertin për piano dhe orkestër Nr. 3 të Panço Vlladigerovit. Gjatë vitit 2019 shënojmë përvjetorin e 120 të lindjes së klasikut të madh bullgar. Ai ia ka kushtuar veprën e tij një ngjarjeje të rëndësishme – inaugurimit të sallës “Bullgaria” më 9 mars 1937. Kompozitori, atëherë 38 vjeçar, ka marrë pjesë në koncertin solemn kushtuar kësaj ngjarjeje si solist në premierën e veprës së tij. Ndërsa më 31 tetor 2019 veprën e tij do ta interpretojnë Maria-Desisllava Stojçeva – studente në Universitetin e Ri Bullgar, në klasën e prof. Ljudmill Angellov. Sivjet ajo fitoi çmimin e parë në Konkursin Ndërkombëtar për pianistë dhe violinistë “Panço Vlladigerov” në Shumen, si dhe çmimin e posaçëm për interpretimin më të mirë të veprave të patronit të konkursit. Maria-Desisllava ka akoma dhjetëra dekorata nga forume të ndryshme ndërkombëtare, dy herë është zgjedhur për pjesëmarrëse dhe ka marrë bursë për Musica Mundi (Belgjikë) – një kurs për muzikë dhome, në të cilin ka punuar me pianistë dhe pedagogë të njohur. Ka marrë pjesë në një paraqitje të talenteve të reja në kuadrin e edicionit të pestë të festivalit “Piano Ekstravaganca” në Sofje. Është mbajtëse e çmimit “Muzikant i ri i vitit – 2015” të programit Allegro Vivaçe të BNR-së. Ja se çfarë tha ajo për shfaqjen e saj sonte:
“Koncerti është një nga angazhimet e mia, që mora në saje të fondacionit “Panço Vlladigerov”. Kjo është një mundësi e jashtëzakonshme për mbajtësin e çmimit të parë të konkursit me të njëjtin emër. Mendoj se të gjitha këto koncerte për piano të Vlladigerovit (gjithsej pesë) janë shumë të rëndësishme, por pa dyshim ky që do të interpretohet sonte ekzekutohet më shumë dhe pëlqehet shumë nga publiku. Jam e lumtur se shfaqja ime e parë me Filarmoninë e Sofjes është pikërisht me këtë koncert.”
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Vanja Kostova me zërin e saj engjëllor nuk është më me ne, por muzika e saj është këtu, ende e fortë, e sinqertë dhe e gjallë. Djali i Vanja - këngëtari Bojan Mihajllov - tani prezanton 15 nga këngët e saj të pa publikuara në një album "qiellor"...
Legjendat e muzikës eksperimentale dhe të xhazit jokonvencional Frank Gratkowski (Gjermani) dhe Kazuhisa Uchihashi (Japoni) do të hapin Sofia Free Jazz në Sofje më 23 janar (e enjte) - seria e re e festivalit të radios "Alarma Punk Jazz" të Radios..
Ju ofrojmë një dozë magjie me këngën më të re të interpretueses Kristina Dimitrova-Manasieva, ose e njohur më mirë si KristinSax. Përveçse këndon ajo i bie saksofonit dhe flautit. Veçse interpretuese e këngës së saj të re “Magjia”, KristinSax është..
Ju ofrojmë një dozë magjie me këngën më të re të interpretueses Kristina Dimitrova-Manasieva, ose e njohur më mirë si KristinSax. Përveçse këndon ajo i..
Vanja Kostova me zërin e saj engjëllor nuk është më me ne, por muzika e saj është këtu, ende e fortë, e sinqertë dhe e gjallë. Djali i Vanja -..
Legjendat e muzikës eksperimentale dhe të xhazit jokonvencional Frank Gratkowski (Gjermani) dhe Kazuhisa Uchihashi (Japoni) do të hapin Sofia Free Jazz..