Dita e fundit e muajit tetor shënohet si Ditë Ndërkombëtare e Detit të Zi. Sot mbushen 23 vjet nga nënshkrimi i Konventës për ruajtjen e Detit të Zi nga gjashtë shtetet e Detit të Zi – Bullgaria, Rumania, Rusia, Turqia, Ukraina, Gjeorgjia.
Gjatë vitit 1996 qeveritë e shteteve të Detit të Zi ranë dakord se ndotja e detit tonë të përbashkët krijon rreziqe për të gjitha vendet kufitare. Mirëpo, çfarë është niveli i ekologjisë së Detit të Zi sot?
Sa i përket ndotjes mund të thuhet se ka përmirësim në përgjithësi, thotë Dimitër Popov nga fondacioni i shoqatave ekologjike “Ballkani i Gjelbër”. Gjatë 20-30 viteve të fundit shumica e studimeve konstatojnë rimëkëmbje të pastërtisë së ujërave detare. Kjo në një shkallë të madhe i detyrohet legjislacionit të miratuar, kryesisht atij të nivelit të BE-së, i cili e ka përmirësuar konsiderueshëm cilësinë e ujërave të lumenjve, sidomos ato të Danubit. Gjatë 10-15 viteve të fundit ka përmirësim të gjendjes së infrastrukturës pastruese – shumica e stacioneve pastruese të ujërave mbeturinore në bregdetin tonë u zgjeruan. Mirëpo, ende ata nuk mund të arrijnë kapacitetin e domosdoshëm për turizmin veror.
Megjithëse ekspertët konstatojnë përparim, ka probleme të pazgjidhura. Njëri prej tyre është ndotja biologjike. Llojet invazive dhe peshkimi i tepruar kufizojnë rezervat e peshkut. Ka pak të ngjarë që rezervat biologjike të Deti të Zi të arrijnë nivelet e së kaluarës, paralajmëron Dimitër Popov:
Në shumë vende të tjera jashtë kërkohet zgjidhje e problemit nëpërmjet akuakulturave. Në bregdetin tonë nuk ka aspak të tilla, duke përjashtuar fermat për midhje të zezë, të cilat janë një biznes i suksesshëm i cili e ndihmon pastrimin e natyrshëm të ujërave të Detit të Zi. Në kuadrin e një programi operativ evropian u krijuan porte peshkimi në tërë bregdetin tonë, por çfarë po bëjmë për përmirësimin e rezervës së peshkut? Mendoj se do të jetë mirë në qoftë se mjaftë prej masave të këtij programi i drejtohen krijimit të akuakulturave dhe metodave, të cilat të na sigurojnë ushqimin e dëshiruar detar, por kjo të mos jetë për llogari të peshkimit të tepruar.
Sinjalet për delfinë të vdekur në bregdetin tonë këtë verë shqetësuan shoqërinë. Tri llojet e delfinëve të Detit të Zi - Delphinus delphis, Phocoena phocoen, Tursiops truncatus, janë lloje të mbrojtura botërisht. Delfinët janë të njohur për intelektin e tyre dhe qëndrimin e tyre miqësor ndaj njerëzve. Ata riprodhohen shumë ngadalë. Shkaku për këtë janë karakteristikat e llojeve të balenës – ato nuk shumëzohen çdo vit, kujdesen shumë kohë për të vegjlit, shtatzënia vazhdon 12 muaj, por ka edhe faktorë të shkaktuar nga njeriu – nënvizon Dimitër Popov nga “Ballkani i Gjelbër”.
Në vazhdim të shumë viteve ka pasur peshkim intensiv të gjitarëve detarë në Detin e Zi. Në vitin 1966 në Bullgari u miratua moratorium i peshkimit industrial të delfinëve. Sipas të dhënave për popullimin e tyre që nga viti 2013 në tërë pishinën ka 200 000 – 400 000 individë. Po të bëjmë një krahasim me gjysmën e parë të shekullit të XX numri i përgjithshëm i delfinëve të kapur si rrjedhojë e peshkimit industrial të delfinëve ka që nga 4 deri në 5 mln. Tashmë tre vjet zhvillojmë ekspedita në ujërat territoriale të Republikës së Bullgarisë – rreth 6000 metra katrorë, dhe vlerësimet tona për popullimin në këtë rajon lëvizin nga 3000 deri në 10 000 sipas stinës. Të gjitha lajmet për rritje të madhe të popullimit shpeshherë janë mediatike, janë tepruar dhe nuk kanë të bëjnë me realitetin.
Çdo një prej nesh mund të ndihmojë për ruajtjen e Deti të Zi, jo vetëm duke mos hedhur mbeturina në plazh. Në Ligjin për peshkimin dhe akuakulturat janë shënuar përmasat minimale të lejuara të peshkimit të llojeve të rëndësishme nga pikëpamja ekonomike. Ne, si qytetarë dhe konsumatorë, mund t’i detyrojmë tregtarët dhe peshkatarët – të gjithë ata që ofrojnë resurse detare, për ta bërë këtë në një mënyrë sa më të qëndrueshme – është kategorik Dimitër Popov.
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Shteti ynë bëhet vendi i parë në BE që ka inteligjencë artificiale në një nivel të lartë teknologjik në gjuhën e tij, krijuar nga një organizatë shkencore me financim shtetëror. Inteligjenca artificiale e gjeneratës së re, e krijuar për të punuar në..
Eurodeputetët dëgjuan 26 kandidatët për komisionerë në Komisionin e ri të Ursula von der Leyen në komisionet përkatëse. Megjithatë, përfundimi i procedurës nuk çoi në një marrëveshje mes forcave politike për Komisionin e ardhshëm Evropian dhe ambicia është..
Minoriteti kombëtar bullgar në Shqipëri është një nga më të mëdhenjtë në vend, sipas të dhënave nga censi i fundit zyrtar i popullsisë atje. 7 057 persona janë deklaruar si bullgarë, në krahasim me 23 000 që janë identifikuar si grekë, 12 000 si..
Shteti ynë bëhet vendi i parë në BE që ka inteligjencë artificiale në një nivel të lartë teknologjik në gjuhën e tij, krijuar nga një organizatë..
Eurodeputetët dëgjuan 26 kandidatët për komisionerë në Komisionin e ri të Ursula von der Leyen në komisionet përkatëse. Megjithatë, përfundimi i procedurës..