“Edhe në të kaluarën, edhe sot iluministët janë personat e lirë dhe të shkolluar, të cilët me fjalën, me dijet, me talentin dhe përkushtimin e tyre e rruajnë shpirtin bullgar, shikojnë me guxim në të ardhmen dhe i zgjojnë të tjerët”. Këtë e deklaroi Presidenti Rumen Radev para përfaqësuesve të institucioneve kulturore, shkencëtarëve, artistëve në takimin e tyre me rastin e Ditës së Iluministëve të Popullit.
Kreu i shtetit shtoi se është me rëndësi që njerëzit e rinj të kuptojnë mesazhin e festës së sotme dhe të kujtojnë se njerëzit e denjë dhe të arsimuar e lëvizin botën përpara, se mospërulja e njeriut të zgjuar është një sprovë për jetën e tij por po kështu është një dhuratë për bashkatdhetarët dhe atdheun.
Gjyqtarët u shprehën kundër instalimit të një agjenti të ri antivirus në kompjuterët e tyre. Magjistratët shprehin shqetësim se ai do të shkelë të gjitha rregullat për mbrojtjen e të dhënave personale, si dhe pavarësinë e gjyqësorit. Me një letër..
Lideri i GERB-it, Bojko Borisov, deklaroi në korridoret e parlamentit se Bullgaria do të bëhet anëtare e eurozonës më 1 janar, pavarësisht protestave të organizuara nga përfaqësues të PP-DB. Ai komentoi thirrjet e opozitës për protesta kundër..
Kufijtë nuk mund të ndryshohen me forcë dhe siguria afatgjatë e Ukrainës duhet të garantohet. Këtë e deklaroi kryeministri Rosen Zheljazkov në një videokonferencë të “Koalicionit të të gatshmëve“, të udhëhequr nga presidenti i Francës, Emmanuel..