Sot është Përshpirtja e Madhe-një nga tre Përshpirtjet e mëdha gjatë vitit, e cila kujton për kujdeset e engjëjve të Zotit për të vdekurit. Sipas traditës ortodokse, e shtuna është dita për kujtim të të vdekurve, prandaj dhe sivjet kjo Përshpirtje është në të shtunën e parë përpara Ditës së Shën Arkangjel-Mihailit që është më 8 nëntor. Ajo u kushtohet ushtarëve të vrarë, prandaj dhe në vende të veçanta e quajnë akoma “Përshpirtja e meshkujve”. Në këtë ditë në kishat ortodokse shërbehet një përshpirtje e përgjithshme për të gjithë, të cilët i kemi humbur. Njerëzit i kalojnë me temjan varret dhe vendosin lule mbi to. Në të kaluarën gruaja më e moshuar e shtëpisë e ka kaluar varrin më verë të kuqe. Qiriri i ndezur mbi varrin e të vdekurve është simbol i besimit, kurse flaka kujton për pavdekshmërinë e shpirtrave.
Çdo vit të shtunën para festës së madhe të krishterë të Rrëshajëve, Kisha kremton të Shtunën e Shpirtrave që është e dyta brenda vitit, të cilën populli bullgar e quan ndryshe edhe si e Shtuna e Shpirtrave e Qershisë, sepse përkon gjithmonë me stinën e..
Pothuajse njëqind eksponate nga Muzeu Historik “Iskra” ("Shkëndija") në qytetin e Kazanllëkut (Bullgaria Qendrore) do të shfaqen në një ekspozitë botërore të artefakteve të thesareve trake në Muzeun “Paul Getty” në Los Anxhelos në fund të vitit,..
Petriç ndodhet në rrëzë të dy prej maleve më të bukura dhe ende të paprekura nga turizmi - Ograzhden dhe Bellasica. Zona përreth qytetit jugperëndimor ka qenë e banuar që nga kohërat e lashta, siç dëshmohet nga një sërë gjetjesh..