Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Teprica buxhetore do të investohet në autostradën Hemus

Ministri Vlladisllav Goranov
Foto: BGNES

Teprica buxhetore do të investohet në autostradën Hemus, e cila është udha kryesore në Bullgarinë Veriore. Mjetet do të përdoren për segmentin nga Veliko Tërnovo deri në nyjën rrugore Bellokopitovo, deklaroi Ministri i Financave Vlladisllav Goranov. Sipas tij këto janë mjetet e harxhuara më mirë. Sipas vlerësimeve paraprake për segmentin rrugor ka nevojë për mbi 400 mln euro. Sipas të dhënave të Ministrisë së Financave gjatë shtatorit është konstatuar tepricë buxhetore prej 750 mln eurosh. Parashikimi për muajin tetor përsëri është për tejkalim të të ardhurave kundrejt shpenzimeve.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Nuk do të ketë para evropiane për Planin Kombëtar të Rimëkëmbjes dhe Qëndrueshmërisë

Pagesa e dytë prej 653 milionë еuro sigurisht që do të refuzohet, edhe pse Bullgaria deri më tani ka përmbushur 85% të angazhimeve të saj për reforma. Kështu deklaroi zëvendëskryeministri dhe ministri i inovacionit dhe zhvillimit Tomisllav Donçev..

botuar më 25-02-26 1.03.MD
Zheço Stankov para Energy Summit

Bullgaria do të ndërtojë kapacitete balancuese të energjisë elektrike në Ballkan

Rritja e lidhjes energjetike midis vendeve në rajon do të ulë çmimet e energjisë elektrike, do të rrisë konkurrencën dhe sigurinë e furnizimit. Kështu deklaroi ministri i energjisë Zheço Stankov në Samitin e Energjisë (Energy Summit), të organizuar..

botuar më 25-02-26 11.26.PD

Sekretari i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Turizmit është për vizitë në Bullgari

Perspektivat për zhvillimin e potencialit të rëndësishëm të turizmit në Bullgari u diskutuan në takimin e kreut të shtetit Rumen Radev dhe sekretarit të përgjithshëm të Organizatës Botërore të Turizmit të OKB-së, Zurab Pololikashvili. I ftuari..

botuar më 25-02-26 9.16.PD