Me ftesë të një prej kandidatëve për kryetar të Bashkisë së Varnës Kostadin Kostadinov dhe partisë “Vëzrazhdane” në Varna do të mbërrijnë vëzhgues evropianë nga Organizata për Sigurim dhe Bashkëpunim në Evropë. Ata do të ndjekin raundin e dytë të zgjedhjeve vendore më 3 nëntor. Vëzhguesit do të mbërrijnë ditën e shtunë, që t’ua sigurojnë qytetarëve bullgarë mundësinë e votimit të lirë, tha Kostadinov. Në raundin e parë Kryetari i Bashkisë së Varnës nga partia në pushtet GERB Ivan Portnih mori 49.31 për qind prej votave. Ai kishte nevojë vetëm për 500 vota, që t’i fitojë zgjedhjet që në raundin e parë më 27 tetor. Atëherë Kostadinov mbeti në vend të dytë me 14,30%.
Përkrahësit e partisë “Moral, Bashkim, Nder” (MEÇ) protestuan para Kuvendit Popullor dhe bllokuan qarkullimin në sheshin “Princi Aleksandri I” në shenjë proteste ndaj vendimit të kryetares së Kuvendit Popullor Natalija Kisellova për shpërndarjen e..
Gati 700 përfaqësues të biznesit global të teknologjisë dhe elitës shkencore ndodhen në Bullgari për të marrë pjesë në një nga forumet më prestigjioze në kriptografinë e aplikuar dhe sigurinë kibernetike - Real World Crypto Symposium (RWC). Ngjarja..
Të mërkurën do të mbajë vranësira dhe në shumë rajone në Bullgarinë Veriore dhe Perëndimore do të ketë reshje shiu më intensive në Bullgarinë Veriperëndimore. Ndërprerje të përkohshme dhe ulje të vranësirave do të ketë pasdite kryesisht në rajonet..
30 marsi është dita kur hapet sezoni veror për Aeroportin e Burgasit. Aeroporti ynë bregdetar do t’u ofrojë turistëve më shumë fluturime dhe..