Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ditë reflektimi para raundit të dytë të zgjedhjeve lokale

Foto: BGNES

Sot në Bullgari është ditë reflektimi para raundit të dytë të zgjedhjeve vendore, i cili do të zhvillohet më 3 nëntor. 24 orë para votimit dhe në vetë ditën e votimit sipas ligjit në Bullgari është ndaluar agjitimi apo ofrimi i informacionit në lidhje me prognozat për epilogun e zgjedhjeve. Sipas ligjvënësit qëllimi i këtij ndalimi është që votuesit të bëjnë një pushim nga fushata e gjatë zgjedhore dhe më në fund të marrin vendim se për cilin kandidat do të japin votën e tyre.

Prej vitesh në vend diskutohet varianti për ndryshimin e kësaj praktike. Ata që mendojnë se ndalimi duhet të hiqet argumentohen me këtë se ai nuk është parashikuar në Kushtetutë. Përveç kësaj kohët e fundit interneti dhe rrjetet sociale në fakt e bëjnë të panevojshëm këtë ndalim, sepse agjitimi në ditën e zgjedhjeve nuk mund të kontrollohet.

Pavarësisht nga debatet, tani për tani kufizimet mbeten në përputhje me mendimin e Gjykatës Kushtetuese të vitit 1997, sipas të cilit zhvillimi i agjitacionit në 24 orët para votimit do të ishte një shkelje e palejueshme që do të ishte në dëm të formimit të vullnetit të lirë të votuesit.

Në ditën e reflektimit para raundit të parë të zgjedhjeve lokale të 27 tetorit nuk ishin konstatuar shkelje të konsiderueshme të rregullave. Autoritetet presin se situata do të jetë e tillë edhe tani.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Në Petrova Niva, përkujtohet 122 vjetori i Kryengritjes së Ilindenit

Në vendin historik Petrova Niva në malin e Stranxhës, sot do të shënohet 122-vjetori i Kryengritjes së Ilindenit. Ceremonia zhvillohet nën patronazhin e Presidentit të Republikës, dhe në të do të marrë pjesë edhe Presidenti Rumen Radev, njoftoi zyra e..

botuar më 25-08-16 11.25.PD

Shije dhe tradita banate në festivalin në fshatin Asenovo

Edicioni i katërmbëdhjetë i Festivalit Ndërkombëtar Kulinar-Folklorik "Shijet Banate – Traditat e fshatit tim" do të mbahet më 16 gusht 2025, e shtunë, në fshatin Asenovo, komuna Nikopoll. Festivali organizohet nga Vatra e Kulturës "Petër Parçeviç..

botuar më 25-08-16 6.15.PD

Parashikimi i motit për fundjavën

Të shtunën , temperaturat minimale do të jenë nga 14 deri në 22°C, në Sofje – rreth 17°C. Gjatë ditës do të jetë kryesisht me diell, por pasdite mbi gjysmën perëndimore të vendit do të zhvillohen re grumbullore. Do të fryjë erë deri mesatare, dhe..

botuar më 25-08-15 7.35.MD