Sipas të dhënave të Exit-Poll-eve të të gjitha agjencive sociologjike partia qeverisëse GERB fiton në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale vendet e kryetarëve të bashkive në tri qytetet më të mëdha në Bullgari. Opozitarët nga Partia Socialiste Bullgare fitojnë në qendrat e mëdha të qarqeve Ruse dhe Bllagoevgrad dhe kështu ata u prezantuan më mirë në krahasim me zgjedhjet e vitit 2015. GERB fitoi në kryeqytet, ku kryetarja e deritanishme e baskisë Jordanka Fandëkova e arriti fitoren me rezultat mbi 50% dhe kështu fillon mandatin e saj të katërt në këtë post. Përparësi të konsiderueshme fituan dhe kandidatët e GERB-it në Plovdiv dhe Varnë. Rreth 5% prej votuesve kanë zgjedhur opsionin e parashikuar në fletëvotimet “Nuk përkrah asnjërin kandidat ”.
Të shtunën, më 12 prill, do të ketë vranësira të theksuara, me reshje shiu në shumë vende, në zonat qendrore - intensive dhe të konsiderueshme në sasi. Pothuajse nuk do të ketë reshje në verilindje të Bullgarisë. Gjatë natës era do të dobësohet...
Si anëtare e BE-së dhe aleate e NATO-së, Bullgaria është pjesëmarrëse aktive në nismat e solidaritetit që synojnë forcimin e aftësive tona të parandalimit dhe mbrojtjes, tha kryeministri Rosen Zheljazkov në fjalimin e tij në Forumin Diplomatik të..
Kuvendi Popullor miratoi me lexim të dytë ndryshimet në Ligjin për rrjetet e komunikacioneve elektronike dhe infrastrukturën fizike. Qëllimi është shkurtimi i afateve për lëshimin e dokumenteve të ndërtimit dhe vënia në funksion e teknologjive..
"Ka një popull të tillë" mbetet pas marrëveshjes së koalicionit dhe vazhdon të punojë me partnerët si një qeveri minoritare. Këtë e deklaroi deputetja..
Të mërkurën temperatura minimale do të lëvizë nga 5 deri në 10°. Në Sofje do të jetë rreth 7°. Gjatë ditës do të jetë kryesisht me diell. Para..
Udhëheqja operative e DPS-DPS u mblodh për të vendosur nëse do të vazhdonte mbështetjen e saj për qeverinë. Kjo ndodh një ditë para diskutimit të votës..