Zv.Ministri i punëve të jashtme Petko Dojkov zhvilloi në Ministrinë e Punëve të Jashtme në Sofje bisedë me Ambasadoren e Francës Florence Robine. Arsyeja për këtë takim ishte intervista e Presidentit Emmanuel Macron për revistën franceze “Valeurs actuelles”, në të cilën ai ka deklaruar: “I parapëlqej njerëzit nga Guinea dhe Bregu i Fildishtë, të cilët vijnë këtu dhe punojnë në mënyrë të ligjshme, sesa kanalet e ilegale bullgare dhe ukrainase”.
Duke shprehur habinë e tij nga fjalët e Macronit, Dojkovi ka thënë se s’ka arsye për pohime të tilla, sepse marrëdhëniet ndërmjet Bullgarisë dhe Francës janë të shkëlqyera, komuniteti bullgar në Francë është integruar shumë mirë në Francë dhe kohët e fundit institucionet bullgare nuk kanë marrë informacione dhe sinjale nga pala franceze për shkelje të konsiderueshme.
Ambasadorja shprehu keqardhje dhe shpjegoi se fjalët e Presidentit Macron janë nxjerrë nga konteksti dhe janë kuptuar në mënyrë të gabuar. “Ato në asnjë mënyrë nuk janë lidhur me qeverinë bullgare, shtetasit bullgarë, apo punëtorët bullgarë, të cilët janë pranuar mirë në shoqërinë franceze dhe kanë provuar profesionalizmin e tyre”, ka thënë diplomatja Robine, duke theksuar se Franca do të vazhdojë t’i përkrahë përpjekjet e Bullgarisë në kuadrin e Bashkimit Evropian.
“Zgjidhjet për të arritur paqen në Ukrainë duhet të bazohen në parimet themelore të Kartës së OKB-së, siç janë sovraniteti, pavarësia dhe integriteti territorial.” Kjo u deklarua nga Ministri i Jashtëm Georg Georgiev në videokonferencën..
Çmimet e gazit natyror do të bien me pak më shumë se 4% në dhjetor në vend të uljes së parashikuar prej 1%, ka llogaritur Bulgargaz, raportoi gazetarja e BNR, Julijana Kornazheva. Kjo do të thotë afërsisht 63.00 leva (32.21 euro) për megavat-orë duke..
Shumica në pushtet dhe opozita në parlament u përplasën për procedurën me të cilën zhvillohet mbledhja e Komisionit për Buxhet dhe Financa, para miratimit përfundimtar të ndryshimeve në buxhetin për vitin 2026. Kryetari i “Po e vazhdojmë..