Për një vizitë në Bullgari ndodhet ministri i punëve të jashtme i Republikës së Çekisë Tomash Petriçek. Në një takim me kryeministrin Bojko Borisov u diskutua intensifikimi i partneritetit në investimet, turizëm, sektorin IT, industrinë ushqimore dhe shërbimet me vlerë të mesëm dhe të lartë të shtuar. Theksi u vu mbi përpjekjet e Bullgarisë në mbrojtjen e kufirit të jashtëm të BE-së. Zoti Borisov theksoi, se në sajë të masave të ndërmarra në përputhje me të gjitha rregullat evropiane, Bullgaria është një shtet me migracion zero. Zoti Borisov edhe një herë shtoi, se marrëveshja midis BE-së dhe Turqisë mbi çështjet e migracionit realizohet me sukses.
Mbrëmjen e 25 dhjetorit në Teatrin Kombëtar “Ivan Vazov” nën patronazhin e kreut të shtetit do të zhvillohet edicioni i njëzet e dytë i shfaqjes bamirëse “Krishtlindjet Bullgare”. Nisma është nën moton “Të japim shpresë një fëmije në vështirësi”, dhe..
Dhjetë foshnja lindën vitin e fundit në kuadër të programit të donatorëve të Bashkisë Metropolitane për të mbështetur familjet me probleme riprodhuese. Që nga fillimi i programit të Bashkisë Metropolitane në dhjetor 2015 deri më tani aplikuan afro..
Për të tetën ditë nuk ka asnjë gjurmë nga djali i zhdukur 13-vjeçari me sindromën Down në fshatin Konare të qytetit Stara Zagora, u bë e qartë nga një deklaratë e ministrit të brendshëm Atanas Illkov. Nikollaj u zhduk më 17 dhjetor – sipas nënës..
Hapja e sezonit të skive në Vitosha – mali rrëzë të cilit ndodhet kryeqyteti bullgar Sofje – ishte planifikuar për sot, por qarkullimi në rrugët malore për..
Një miting i madh përkujtimor pranë fshatit Mogiljane, komuna e Kirkovos (Bullgari Jugore), shënoi 40 vjetorin e protestave të turqve bullgarë kundër të..
Gjatë natës reshjet do të dobësohen, ndërsa në Bullgarinë Perëndimore do të ndalen përkohësisht. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare. Temperaturat..