Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bullgaria kërkon financim të drejtë në kuadrin e politikës së kohezionit në BE

"Miq të kohezinit"
Foto: arkiv

Ambiciet e Bashkimit Evropian që të jetë lider global duhet të mbështeten me një financim adekuat dhe të drejtë të politikës së kohezionit dhe të politikës së përbashkët bujqësore. Këtë e tha në Pragë Kryeministri Bojko Borisov përpara liderëve  të 17 shteteve  në Bashkimin Evropian nga grupi “Miq të kohezionit”. Borisovi apeloi që përpara fazës së fundit nga bisedimet për kornizën shumëvjeçare financiare të Bashkësisë 2021-2027, të dërgohet një mesazh i fortë për rëndësinë e politikës së kohezionit. Kryeministri bullgar qe kategorik se kohezioni dhe politika e përbashkët bujqësore kanë një vlerë të shtuar të dëshmuar, kurse rezultatet e tyre janë të dukshme dhe të kuptueshme për qytetarët evropianë. Ai kërkoi dhe një vëmendje të posaçme për zhvillimin e regjioneve më të varfra evropiane.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Numri i studentëve të huaj në universitetet bullgare është në rritje

Gjithnjë e më shumë studentë të huaj kanë zgjedhur universitetet dhe institucionet e arsimit të lartë bullgar në vitet e fundit, sipas një ankete të BTA-së mbi menaxhimin akademik. Interesi në rritje i detyrohet jo vetëm tarifave, por edhe cilësisë së..

botuar më 25-06-21 1.05.MD

Me pishtarë dhe kurora me barishte, në Dellçevo festojnë Ditën e Enjos

Fshati Dellçevo, komuna e qytetit Goce Dellçev, po rivendos traditën e festimit të Ditës së Enjos (Enjovden) me një program dyditor më 21 dhe 22 qershor, njoftoi komuna e qytetit Goce Dellçev. Ngjarjet do të nisin më 21 qershor me një procesion nga..

botuar më 25-06-21 5.20.PD

Parashikimi i motit për fundjavën

Të shtunën , temperaturat minimale do të jenë nga 11 deri në 18°. Në Sofje, do të jetë 11°. Gjatë ditës do të mbizotërojë mot me diell. Para mesditës, do të ketë vranësira më të konsiderueshme mbi Bullgarinë Qendrore Veriore dhe Srednogorie,..

botuar më 25-06-20 7.40.MD