“Bullgaria është një destinim atraktiv për investime dhe tregti dhe një partner i sigurt në tregun që po zgjerohet gjithnjë e më shumë.” Këtë e deklaroi Kryeministri bullgar Bojko Borisov gjatë takimit të tij me Jean Asselborn – Ministër i Punëve të Jashtme dhe i Çështjeve Evropiane dhe Ministër i Migracionit dhe Strehimit i Dukatës së Madhe të Luksemburgut. Kryeministri bullgar dhe Ministri i Jashtëm i Luksemburgut shqyrtuan marrëdhëniet konstruktive dypalëshe, të cilat mbështeten te vlerat e përbashkëta, partneriteti në NATO dhe në BE, si dhe potenciali i mirë për zhvillimin e tyre. Borisov dhe Asselborn shprehën dëshirë për aktivizimin e dialogut politik në të gjitha nivelet mbi çështjet me interes reciprok për dy vendet tona. Një shembull i tillë janë marrëdhëniet ekonomiko-tregtare me fokus bashkëpunimin në fushën e investimeve, tregtisë dhe turizmit.
Ditën e enjte vranësirat do të rriten dhe do të fillojnë reshje kryesisht nga shiu. Do të fryjë erë mesatare, në Rrafshinën e Danubit dhe në pjesën perëndimore të Ultësirës së Trakisë së Epërme erë të fort dhe të furishme..
Punonjësit e transportit publik në Sofje do të protestojnë të hënën, më 14 prill, duke kërkuar rritjen e pagave. Vendimi për të protestuar është marrë pas takimeve ndërmjet industrisë dhe bashkisë së Sofjes. Punëtorët e transportit nuk janë dakord me..
Kompania "Centrali atomik Kozlloduj - Kapacitete të Reja", që punon në ndërtimin e njësive të reja nr.7 dhe nr.8 të centralit atomik “Kozlloduj”, ka filluar negociata me bullgarët që jetojnë jashtë vendit dhe kanë përvojë në centralet bërthamore,..
Donald Trump Jr., djali i madh i presidentit amerikan, po nis një turne në Evropën Lindore, duke përfshirë Pragën, Bratislavën, Budapestin,..
Nuk planifikohet privatizimi i Uzinave të Inxhinierisë Mekanike - Sopot dhe informacionet e shpërndara në këtë drejtim janë spekulative, deklaroi..
Ministria e Drejtësisë publikoi për diskutim publik një paketë ndryshimesh legjislative për të luftuar vonesat në rastet e aksidenteve të rënda..