10 nëntori 1989 fillon si një ditë e zakonshme për shtetasit e Republikës Popullore të Bullgarisë, por ngjarjet që pësuan e kthyen në një datë me rëndësi historike e cila lidhet me fillimin e tranzicionit nga socializmi te demokracia. Bashkëkohësit tregojnë se në atë periudhë – kulmi i perestrojkës, në shtetet e bllokut socialist lexoheshin kryesisht gazeta ruse. Shtetasit e zgjuar bullgarë ndoqën se si hiqeshin nga postet e tyre të larta zyrtarë në Poloni, Hungari, Çekosllovaki, dhe se edhe në Republikën Demokratike të Gjermanisë priteshin ndryshime. Dhe pyetja e cila qëndronte në Bullgari sikur ishte vetëm kur dhe si? Që nga mëngjesi i 10 nëntorit radioja dhe televizioni transmetuan informacione për plenumin e Partisë Komuniste Bullgare që po fillonte. Lajmi i mëvonshëm për dorëheqjen e sekretarit shumëvjeçar të përgjithshëm të partisë Todor Zhivkov, e vuri fillimin e ndryshimit, i cili megjithëse ishte plotë shumë të panjohura për të ardhmen, ishte i pritur dhe i dëshiruar.
Tri dekada më vonë bullgarët sikur nuk janë të bindur se arritën demokracinë e ëndërruar. Atë që shkurtimisht e quajmë tranzicion prej kohe mbaroi – tha në intervistë për Radio Bullgarinë politologu Përvan Simeonov:
Ne kalojmë nga ekonomia e planifikuar te ajo e tregut, nga Lindja te Perëndimi dhe nga një sistem i varur te demokracia liberale. Ato tranzicione tashmë janë fakt. Kemi demokraci – të mirë ose të keq, kemi treg dhe jemi anëtar i NATO-së dhe i BE-së. U ndryshua rendi i ditës i vendit. Të tjerë janë çështjet të cilat kërkojnë zgjidhje të shpejta sot. Për fat të keq shumë njerëz janë të pakënaqur nga rezultatet e tranzicionit. Pakënaqësia shoqërore mbetet relativisht konstante. Politikanët vijnë dhe ikin, por ajo që u ndryshua te ta është se pak më shumë u bënë profesionistë. Në fillim kishte entuziazëm dhe sikur secili shfaqte interes të merret me politikë. Tani, sikur shtresat e intelektualëve nuk dëshirojnë të merren me politikë. Tani, për të mirën ose për të keqen, u formua një shtresë pothuajse profesionale politike.
Mesazhet ndaj zgjedhësve gjithashtu u ndryshuan me kalimin e kohës, thekson analizatori politik Dimitër Petrov:
Vitet e para mesazhet sikur ishin më diletante. Depërtuan fjalë përmbajtja e të cilave nuk ishte aq e qartë. Demokraci, pluralizëm, privatizim, restituim – fjalë këto të cilat duhet të shpjegoheshin. Sot 30 vjet më vonë, kemi shumë përvojë në kuptimin e politikës, kjo është në varësi si për politikanët, ashtu edhe për shoqërinë. Mirëpo, kjo nuk do të thotë se 30 vjet pas fillimit sillemi me urtësi më të madhe ndaj sfidave të sotme.
Vlerësimi shoqëror për atë që ndodhi më 10 nëntor të vitit 1989 mbetet i paqartë gjatë të gjitha dekadave e deri më sot. Analizatori Petrov bëri një krahasim kurioz se si ai u ndryshua gjatë viteve:
Ditët e muajit e parë pas 10 nëntorit 1989, më dukej se pjesa dërmuese e kombit sikur nuk dinte çfarë ndodh. U bë diçka të cilën shumë njerëz e pritën edhe nuk besuan se mund të ndodhë. Asnjeri nuk dinte çfarë do të pësonte megjithë këshillat e shumta nga jashtë se si të krijojmë ekonominë e tregut dhe demokracinë. Periudha e pësuar dhjetëvjeçare u përputh me rimëkëmbjen pas goditjes së madhe ekonomike dhe në fund të vitit 1999 standardi i jetesës u stabilizua. Megjithëkëtë e ardhmja e ëndërruar evropiane ishte larg. 20 vjet pas 10 nëntorit të vitit 1989, theksi u vu mbi lirinë. Sot 30 vjet pas kësaj date nuk ka kuptim të krahasojmë kohën para dhe pas. Krahasimi i vërtetë duhet të bëhet cilësor. Dhe atë, të cilën nuk mund të vlerësojmë janë arritjet brenda kësaj periudhe 30 vjeçare. Megjithëqë shënuam arritje, shumë njerëz mendojnë se tranzicioni është një dështim.
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Athina paralajmëroi se pret të respektohen të drejtat e grekëve në Epirin e Veriut Greqia paralajmëroi kryeministrin shqiptar Edi Rama se respektimi i të drejtave të minoritetit grek në Shqipëri mbetet një kusht i detyrueshëm për anëtarësimin..
Nënpresidentja Ilijana Jotova e përshkroi Asamblenë Kombëtare të sapozgjedhur si "të paligjshme". Sipas saj, raportimet për shkelje dhe kërkesat e gjithnjë e më shumë partive për anulimin e zgjedhjeve e vënë në pikëpyetje drejtësinë e tyre. Ajo e tha këtë..
Klubi Kulturor "Ivan Mihajllov" në Manastir është fshirë nga Regjistri Qendror në Maqedoninë e Veriut, por shpirti i Ivan Mihajllovit vazhdon të jetojë në popull dhe në gjykatë po zhvillohet një "betejë ligjore" për kthimin e këtij emri, tha për BTA..
Një maqedonasе bëhet zëvendëssekretarе е përgjithshmе е NATO-s Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Mark Rutte emëroi Radmila Shekerinska nga..