Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Këshilli i Lart Gjyqësor rikonfirmoi zgjedhjen e Ivan Geshevit kryeprokuror i bullgarisë

Ivan Geshev
Foto: BTA

Pas një seance të tensionuar që vazhdoi afro pesë orë, plenumi i Këshillit të Lartë Gjyqësor rikonfirmoi zgjedhjen e Ivan Geshevit kryeprokuror i Bullgarisë me 20 vota “pro” dhe 4 “kundër”. Votimi i tanishëm u imponua për shkak të refuzimit të presidentit Rumen Radev të nënshkruajë dekretin për emërimin e Geshevit pas zgjedhjes së tij nga këshilli. Seanca u zhvillua me masa të forcuara të sigurisë dhe në sfondin e protestave “kundër” dhe “pro”. Pas rikonfirmimit të kandidaturës Ivan Geshevi falënderoi Këshillin e Lartë Gjyqësor dhe bashkinë profesionale për përkrahje, megjithë presionin pa precedent politik që ajo të hiqet. Këshilli i Lartë Gjyqësor vendosi që propozimi për zgjedhjen e Ivan Geshevit pa vonës t’i dërgohet presidentit të republikës, i cili tashmë nuk e ka të drejtën të refuzojë botimin e dekretit për emërimin.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Ministri Georg Georgiev

I bënë thirrje Maqedonisë së Veriut të përmbushë angazhimet e saj ndaj BE-së

Kandidatët për anëtarësim në BE duhet t'u përmbahen kritereve dhe kushteve që kanë rënë dakord vetë. Kjo u deklarua nga Ministri i Jashtëm bullgar Georg Georgiev pas një takimi në Sofje me homologun e tij gjerman Johann Wadeful , raportoi..

botuar më 25-10-14 10.42.PD
Georg Georgiev (djathtas) me homologun e tij gjerman Johann Wadepful

Bullgaria dhe Gjermania diskutuan për të ardhmen e sistemit “Mburoja Evropiane e Qiellit”

Marrëdhëniet midis Bullgarisë dhe Gjermanisë janë të shkëlqyera. Gjermania është ndër partnerët tanë më të ngushtë strategjikë. Kjo u deklarua nga Ministri i Jashtëm Georg Georgiev pas një takimi me homologun e tij gjerman Johann Wadepful, i cili është..

botuar më 25-10-14 9.49.PD

Parashikimi i motit për 14 tetorin

Të martën , temperaturat minimale do të jenë nga 5 deri në 10°, në Sofje - 7°. Gjatë ditës, vranësirat mbi vend do të mbeten kryesisht të konsiderueshme, me reshje të lehta shiu gjatë ditës në vende të veçanta në rajonet lindore dhe malore. Ndërprerje..

botuar më 25-10-13 7.30.MD