Pasi del nga shtëpia, puna, shkolla, çdonjëri prej nesh merr pjesë në lëvizjen në rrugë, pavarësisht nëse është këmbësor, ose shofer. Por jo të gjithë kthehen në shtëpi shëndosh e mirë. Le të jemi këmbësorë, shoferë dhe udhëtarë të përgjegjshëm! Le t’i edukojmë fëmijët tanë kështu qe ta respektojnë ligjin! Le të ruajmë shëndetin dhe jetën, që t’i garantojmë vetes dhe shoqërisë se siguria e lëvizjes në rrugë është misioni ynë personal!Me këto fjalë Ministri i Punëve të Brendshme Mlladen Marinov u drejtoi apel të gjitha institucioneve dhe qytetarëve me rastin e Ditës Botërore të Viktimave të Aksidenteve – 17 nëntor. Ajo është e iniciuar nga OKB-ja gjatë vitit 2005, ndërsa sivjet motoja është “Jeta nuk është pjesë ndërrimi”.
Statistika e viktimave të aksidenteve rrugore në Bullgari është e frikshme. Që nga fillimi i vitit deri në fund të tetorit numri i aksidenteve të rënda rrugore me pjesëmarrës të vdekur dhe të plagosur është 5 607 veta. Në këto aksidente të vdekurit janë 517, ndërsa të plagosurit – 7 103. Gjatë vitit 2018 për periudhën e njëjtë aksidentet e rënda automobilistike kanë qenë 5669, me 500 të vdekur dhe 7202 të plagosur.
Tendenca është që fajtorët kryesorë të aksidenteve në rrugë të jenë shoferët e automjeteve. Këmbësorët janë në vend të dytë. Sjellja e papërshtatshme e pasagjerit, kushtet në rrugë, mosfunksionimi teknik i automjetit , shpejtësia e palejuar, drejtimi i veturës pa patentë shoferi janë ndër shkaqet e tjera për aksidentet në rrugë – thotë Maria Boteva, inspektore policore në degën “Policia Rrugore” pranë Kryedrejtorisë “Policia Kombëtare” dhe nënvizon:Askush nuk duhet të mendojë se ky është numri i shoferëve të vdekur. Këta janë të gjithë pjesëmarrësit në aksidentin rrugor.
Shumë shqetësuese është statistika e aksidenteve rrugore me këmbësorët. Për periudhën në fjalë ka 108 të vrarë dhe 1255 njerëz të plagosur në gjithsej 1298 aksidente rrugore. Mirëpo, statistika e “Policisë Rrugore” tregon se këmbësorët janë fajtorë vetëm në 1 për qind të rasteve.
Duhet të jemi më të përgjegjshëm kur të jemi shoferë, sepse rruga nuk është vetëm jona, ka dhe njerëz të tjerë, disa prej tyre janë më të prekshëm: shoferët e mjeteve të udhëtimit me dy rrota – biçikletat, motoçikletat, skuterët, të cilat nuk janë kaq stabile. Të prekshëm janë edhe fëmijët, njerëzit e plakur, këmbësorët, kështu qe duhet të jemi shumë të vëmendshëm me ta – nënvizon Maria Boteva.
Gjatë tërë vitit shërbimi “Policia Rrugore” zhvillon fushata për kontroll dhe prevencë:
Duhet të kemi një durim më të madh dhe në vend që të nevrikosemi nga kontrolli në rrugë duhet të jemi të qartë se pa kontroll nuk mund të konstatohen shkeljet dhe të ndëshkohen shkelësit.
Tradicionalisht nga 11 deri në 17 nëntor në të gjithë tempujt e feve kryesore në Bullgari mbahen shërbesa fetare, që të ruhet jeta e të gjithëve në rrugët e vendit dhe të lahen mëkatet e atyre, që tashmë nuk janë ndër të gjallët.
Jeta nuk është pjesë ndërrimi, nuk ka se si ta ndërrojmë. Kur e humbasim jetën tonë, ky është fundi dhe nuk mund të kthehemi prapa. Le ta përhapim moton “Jeta nuk është pjesë ndërrimi” edhe në të ardhmen – apeloi inspektorja policore Maria Boteva.
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Në vitin 2023 në Shqipëri u zhvillua regjistrimi i parë i popullsisë pas njohjes zyrtare të pakicës kombëtare bullgare në vitin 2017, sipas të cilit 7057 persona janë vetëdeklaruar bullgarë. Në Shqipëri ka mbi 7 mijë bullgarë “Dy javë më parë,..
Me rastin e Ditës Botërore të Diabetit, objektet mjekësore në qytete të ndryshme të Bullgarisë organizojnë konsultime falas për personat me diabet dhe në rrezik të sëmundjes. Sipas të dhënave të Shoqatës Bullgare të Endokrinologjisë, çdo i treti bullgar në..
“Zgjedhja e Donald Trump si president i Shteteve të Bashkuara do të ketë një ndikim negativ në politikën evropiane në tre dimensionet kryesore, përkatësisht mbrojtjen dhe sigurinë, ekonominë dhe politikën – të paktën nga ajo që kemi si deklarata dhe nga..
105 vjet më parë, më 27 nëntor 1919, në periferinë e Parisit, Neuilly-sur-Seine, u nënshkrua një traktat që i dha fund zyrtarisht pjesëmarrjes së Bullgarisë..
Në BE ka reagime të ndryshme në lidhje me vendimin e presidentit amerikan Joe Biden për të lejuar Ukrainën të godasë thellë brenda territorit rus me armët e..