Në Shtëpinë e Kulturës “Sredec” në Sofje u rregullua një ekspozitë kushtuar përvjetorit të 40-të të Asamblesë së parë Ndërkombëtare të Fëmijëve “Flamuri i Paqes”. Në të prezantohen fotografi dhe vizatime fëmijësh që ruhen në fondin e asamblesë.
Asambleja e Parë “Flamuri i Paqes” u organizua në Bullgari në vitin 1979, vit ky i cili u shpall nga OKB-ja – Vit Ndërkombëtar i Fëmijëve. Në organizimin e kësaj asambleje u përfshinë veprimtarë shoqërorë dhe kulturorë nga mbarë bota nën udhëheqjen e kryetares së Komitetit të Kulturës Ljudmilla Zhivkova – e bija e sekretarit të përgjithshëm të Partisë Komuniste Bullgare Todor Zhivkov. Që të marrin pjesë në asamblenë e parë erdhën 2500 fëmijë nga 77 vende. Në kuadrin e saj u mbajt edhe Parlamenti i Parë Botëror i Fëmijëve, në të cilin u miratua një letër apel drejt fëmijëve të mbarë botës.
Një nga veprimtaritë e rëndësishme në kuadrin e asamblesë ishte inaugurimi i Parkut Ndërkombëtar të Fëmijëve të mbarë botës “Kambanat” në të cilin miqtë nga të gjitha shtetet pjesëmarrëse dhuruan nga një kambanë – simbol i kulturës dhe i traditave të vendit të tyre. Në ceremoni asistoi edhe drejtori i atëherëshëm i përgjithshëm i UNESKO-së Amadu-Mahtar M’Bou (Amadou-Mahtar M'Bow).
390 fëmijë nga 138 shtete morën pjesë në katër edicionet e Asamblesë deri në vitin 1989. Pjesëmarrësit nga Bullgaria ishin 14 mijë. Në vitin 1990 u pezullua për të ringjallur në vitin 1999 nga e bija e Ljudmillës – Evgenija Zhivkova.
Një marrëveshje për bashkëprodhime në kinematografi u nënshkrua në Prishtinë ndërmjet ministrit bullgar të kulturës Najden Todorov dhe homologut të tij kosovar Hajrulla Çeku, njoftoi KosovaPress konkretisht për BTA. Në ceremoni u vu në dukje, se ky..
Cikli “Sofja e padukshme” për këtë vit do të mbyllet me ekspozitën “Artizanët e Sofjes”, kushtuar trashëgimisë kulturore të luajtshme. Ekspozita do të hapet sot, 21 tetor, në hapësirën e Sallave të rinovuara Qendrore të Tregut në kryeqytet...
Deri në fund të vitit bullgarët do të takohen me kulturën franceze në formën e një sërë shfaqjesh filmash, leximesh letrare, konferencash, ekspozitash etj . Rasti është 145 vjet nga vendosja e marrëdhënieve diplomatike midis Francës dhe..