Kryedrejtori i përgjithshëm i Kompanisë së Telekomunikacioneve Vivacom Atanas Dobrev dhe Teodora Petkova, drejtoreshë ekzekutive e Bankës “UniKredit Bullgank” janë mbajtësit e çmimit prestigjioz “Zoti dhe Zonja Ekonomia” për vitin 2019.
Statujat “Peshkatari dhe peshku i artë” me të cilat dekorohen fituesit, janë vepër të piktorit dhe skulptor bullgar Stavri Kalinov. Çmimet “Zoti dhe Zonja Ekonomia” jepen që prej 29 vitesh nga Revista “Ekonomia”, ndërsa pesë vitet e fundit partnere e saj është organizata më e madhe e punëdhënësve tek ne – Konfederata e Punëdhënësve dhe Industrialistëve në Bullgari.
Ky çmim prestigjioz ekonomik jepet në 10 kategori. Krahas çmimit të madh u dalluan edhe menaxherë të suksesshëm në sferën e ekonomisë, industrisë, financave dhe sigurimeve, tregtisë dhe shërbimeve, transportit dhe logjistikës, teknologjive të larta dhe autsorsingut, bujqësisë dhe industrisë ushqimore.41 për qind e kompanive anëtare të Dhomës Bullgare të Tregtisë presin rënie të ekonomisë në vitin 2025. Përderisa 21 për qind besojnë se nuk do të ketë ndryshim në krahasim me vitin 2024. 65 për qind e të anketuarve presin një përkeqësim të biznesit..
Në periudhën janar - shtator 2024 eksporti i mallrave nga Bullgaria drejt BE-së u ul me 3.6% krahasuar me një vit më parë dhe arriti në 20 895 miliardë euro. Partnerët kryesorë tregtarë janë Gjermania, Rumania, Italia, Greqia dhe Franca, të cilat..
Nuk bëhet fjalë për përfundimin e tranzitit të gazit natyror nga Rusia përmes Bullgarisë. Kështu shkruan agjencia shtetërore ruse TASS, pasi ministri bullgar i energjisë, Vlladimir Malinov, paralajmëroi se “Bulgartransgaz” mund të ndalojë transportimin..
Bujqësia në Bullgari ruan stabilitetin e saj, duke siguruar punësim për 6% të popullsisë dhe duke zënë rreth 4% të Produktit të Brendshëm Bruto (PBB)...