Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Filloi DОN'T WASTE, TASTE

Një festival bullgar flet haptazi për problemin me mbeturinat ushqimore

A e dini se një e treta nga ushqimi i prodhuar në botë asnjëherë nuk hahet deri në fund dhe shkon në koshin e plehrave. Shpëtimi i ushqimit të mirë dhe ushqyes nga hedhja në kosh do të kontribuojë për rishpërndarjen e tij për nevojtarët. Kjo do të ndihmojë  për zhdukjen e urisë dhe të mungesës së një ushqimi të bollshëm. Sipas statistikës afro 43 milionë veta vetëm në Bashkimin Evropian nuk mund t’i lejojnë vetes një ngrënie me cilësi gjatë çdo një dite të dytë.

Nga data 15 nëntor deri më 15 dhjetor në Sofje po zhvillohet festivali i parë tek ne, kushtuar problemeve me mbeturinat ushqimore. Pas iniciativës, të quajtur “Don’t waste, taste“, qëndrojnë 3 zonja të reja – fituesja nga edicioni i tretë i Mastër Shef-Bullgaria – Bozhana Kacarova, Elena Kuzmova dhe Radina Baçeva.

Festivali ka për qëllim të fokusojë vëmendjen drejt problemeve të mbetjeve ushqimore dhe pasojave, të cilat i krijon kjo për njerëzit, për ekonominë dhe për mjedisin. Iniciativa të ndryshme do të bëjnë provë të risin kulturën ushqimore dhe ndërgjegjësimin e konsumatorëve duke dhënë shembuj për pakësimin e mbeturinave ushqimore në territorin e kryeqytetit. Por, pse jo dhe të venë fillimin e praktikave të qëndrueshme në këtë drejtim.

Edicioni i parë i „Don’t waste, taste“ përfshin një program të pasur prej mbi 70 ngjarjeve – kulinare, kulturore dhe sociale. Më shumë se 40 lokale kyçe në Sofje përfshihen me meny të veçanta dhe speciale, kurse shef-kuzhinierët u japin receta dhe këshilla atyre të cilët dëshirojnë të bëjnë përpjekje për një shfrytëzim të plotëvlefshëm të produkteve ushqimore.

E ardhmja është në duart e brezit më të ri, prandaj dhe Festivali do të arrijë dhe deri tek ata me ngjarje të posaçme për më të vegjlit në fund të muajit nëntor. Tema serioze për shpërdorimin e ushqimit do të paraqitet përmes lojërave dhe mësimeve interesante.  

Vendosëm se do të jetë shumë mirë të tregojmë shembuj të mirë rreth temës për shpërdorimin me ushqimet. Nuk dua që të themi se njerëzit janë të këqij – sqaron Elena Kuzmanova. Shpresojmë që mundësisht më shumë organizata dhe lokale, të cilat janë të njohur me kauzën, të tregojnë praktikat e veta të mira. Bullgaria tanimë është pjekur për këtë problem, për të duhet të flitet dhe njerëzit të propozojnë vendime. Bashkimi Evropian thotë se deri në vitin 2030, mbeturinat të cilat hidhen duhet të pakësohen me 30%. Kjo do të thotë se duam apo jo, shumë shpejt Bullgaria do të duhet të zbatojë rregullat. Kur bëhet fjalë për shfrytëzimin dhe përdorimin e ushqimit pa mbeturina ne nuk flasim për këtë se në festival do të propozohen mbeturina për t’u ngrënë. Jo, më tepër do të mësohemi të përdorim mundësisht më shumë nga produktet ushqimore, për shembull – bishtat dhe gjethet e karotave dhe të selinos të mos të hidhen, por të përdoren për ndonjë gjellë tjetër, e të tjera. Një nga lokalet e përfshira në festival do të propozojë akullore të bërë nga lëkura e patates. Shumë shembuj të tillë do të japim. Duam që ky problem të mund të arrijë deri tek mundësisht sa më shumë njerëz”.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: Assia Chaneva


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Nënpresidentja Ilijana Jotova

Nënpresidentja Ilijana Jotova hapi një ekspozitë për Trakinë e lashtë në Muzeun Getty

Zoti i ka dhuruar njeriut cilësinë e madhe - të ëndërrojë, dhe ne ëndërronim që pikërisht këtu, në Muzeun Getty, të dëgjonim në bullgarisht për hapjen e një ekspozite të jashtëzakonshme, një ekspozitë kushtuar një populli të lashtë, një ekspozitë që flet..

botuar më 24-11-04 9.46.PD
Godina e Universitetit të Sofjes

Shpallën renditjen e institucioneve të arsimit të lartë dhe diplomat më fitimprurëse për vitin 2024

Në edicionin e 14-të të Sistemit të Vlerësimit të Institucioneve të Arsimit të Lartë në Bullgari për vitin 2024, Universiteti i Sofjes “Shën Klementi i Ohrit” është në vendin e parë në 22 fusha profesionale. Sistemi i vlerësimit krahason performancën e 51..

botuar më 24-11-02 1.25.MD

Një ekspozitë në "Urën e të dashuruarve" në Sofje ndjek arritjet bullgare të olimpiadave shkencore

Sukseset e Bullgarisë në olimpiadat ndërkombëtare të shkencës për vitin 2024 u mblodhën në ekspozitën "Mendjet fantastike". E hapur me rastin e Ditës së Iluministëve të Popullit në “Urën e të Dashuruarve” pranë Pallatit Kombëtar të Kulturës, ekspozita..

botuar më 24-11-02 8.10.PD