Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Maketet, të cilat rikrijojnë bukurinë e shtëpive bullgare

Maketin e vet të parë Cvetanka Georgieva e ka bërë në moshën gjashtë-vjeçare dhe atëherë ndoshta nuk ka menduar se më vonë ky art do të kthehet në mënyrën e saj e të jetuarit dhe se numri i shtëpive të saj të bukura do të tejkalojë 300!

“Ideja që të merrem në mënyrë profesionale me këtë lindi para dhjetë vjetësh, kur u ktheva në Bullgari – i kujtohet ajo. – Tërë jeta ime është lidhur me artin dhe nuk mund të jetë ndryshe sepse të gjithët në familjen time janë zanatçinj. Në Gjermani vizatoja piktura, të njëjtën e bëja dhe në Turqi, por në një moment u mërzita me jetën jashtë Bullgarisë. Shtëpinë e parë që e krijova ia dhurova kopshtit të fëmijëve, të cilin e frekuentonte vajza ime. Të gjithët e pëlqyen shumë dhe që atëherë kjo u kthye në profesionin tim. Kam bërë shumë gjëra dhe jam marrë me profesione të ndryshme, derisa arrita tek përfundimi se duhet të merrem me këtë, të cilën e dua dhe të cilën mund ta bëj më mirë.”

Në fillim Cvetanka ka përdorur kryesisht materiale natyrore – karton, dru, gur, por pastaj edhe variante më profesionale – kombinacione prej materialeve ndërtimore – varësisht nga efekti i kërkuar. Prej shtëpive më të vogla me dimensione – 17x20 cm., deri në ato mbi një metër – të gjithat të magjepsin me saktësinë e elementeve dhe detajeve:

“Maketet arkitekturore përpunohen në shkallë zvogëlimi dhe duhet të jenë në përputhje të plotë me origjinalin. Sa më i madh është maketi, aq më i detajuar mund të jetë ai – shpjegoi Cvetanka Georgieva. – ka njerëz, të cilët duan që ta krijoj maketin e shtëpisë së vjetër të gjyshes dhe gjyshit të tyre, e cila nuk ekziston më, por e mbajnë mend dhe më përshkruajnë detajet më të vogla të saj. Në raste të tjera më dërgojnë fotografi dhe unë i përdor për krijimin e maketit. Kur krijoj diçka që nuk është porositur nga ndonjë klient në vend të parë janë gjërat, të cilat më pëlqejnë mua, të cilat më kanë bërë përshtypje. Përdor fotografi të publikuara në internet, ose të tilla që i kam bërë gjatë udhëtimeve të mia në Bullgari. Me siguri gjej diçka që provokon tek unë emocion të fortë dhe filloj të punoj. Nganjëherë bëj kopje të sakte, në raste të tjera shtoj elemente që nuk ekzistojnë, por më duken të përshtatshme. Varet nga emocioni në momentin e punës.”

Për punimin e një maketi duhen nga 2-3 ditë deri më një muaj të tërë.

„Shumica prej shtëpive që i kam prodhuar përdoren për dekorim të kopshteve, apo janë pjesë e dizajnit të brendshëm. Shumica prej tyre janë të mbyllura, por ka edhe të tilla që janë me çati të lëvizshme, ka edhe të tilla që janë me kate të lëvizshme dhe me mobilim të plotë të brendshëm me stil të vjetër” – shpjegon Cvetanka Georgieva.

Ajo ka kryer makete të ndërtesave të shquara, të shtëpive luksoze bashkëkohore me pishina dhe natyrisht – të shtëpive bullgare nga epoka e Rilindjes. Modeli më i çuditshëm është ai i Kullës së Sahatit në qytetin Trjavna (Bullgari Qendrore) – me ndriçim, me urën dhe me lumin pranë kullës me dimensione 150х80 см. Kurse maketi ende i pabërë është ai i “Pallatit të Erërave” në fshatin Ravadinovo, afër Detit të Zi.

Nga merr frymëzim për modelet e saj të papërsëritshme dhe të larmishme me oborre të vogla, me pemë, qilima të punuara në tezgjah dhe me enë karakteristike?

Më së shumti nga muzika – buzëqesh mjeshtrja. – Gjej muzikë, e cila dridhet me të njëjtën frekuencë me humorin tim, me emocionin e çastit dhe e përdor atë për të thelluar në punë. Në punimet e mia përdor të gjitha aftësitë dhe tërë energjinë, jep maksimumin dhe kështu gjërat bëhen sa më mirë. Më duket se në njëfarë mënyre e rikrijoj energjinë në diçka materiale. Në Bullgari gjërat nuk bëhen lehtë, çdo gjë kërkon shumë punë. Por në se bëhej më lehtë nuk do të ishte aq interesante!”.

Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova

Foto: arkiv personal


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Gjimnazistë bullgarë në një betejë me dezinformimin

Modernizimi i aftësive të të menduarit kritik, verifikimi i fakteve dhe shkrim-leximi mediatik janë thelbësore për shoqërinë, veçanërisht për të rinjtë në Bullgari - vendi me një nga indekset më të ulëta të shkrim-leximit mediatik në BE , njofton..

botuar më 24-12-01 8.25.PD

Magji festive me këngë, valle dhe takime me Plakun e Krishtlindjeve në Qytezën e Festave të Fundvitit në Pleven

Banorët e qytetit Pleven të Bullgarisë Veriore do të përcjellin vitin 2024 me një Qytezë Krishtlindjesh dhe takime me Plakun e Krishtlindjeve. Programi i sivjetshëm festiv i bashkisë do të nisë më 2 dhjetor me ndezjen ceremoniale të Pemës së..

botuar më 24-12-01 6.55.PD

Bullgaria bëhet vendi i katërt evropian që zbaton inovacione për trajtimin e plagëve kronike

Një risi për trajtimin e këmbës diabetike me indet e vetë pacientit dhe inteligjencën artificiale u zbatua në Spitalin e Përgjithshëm Universitar për Trajtim Aktiv (UMBAL) Burgas, njofton institucioni shëndetësor. Bëhet fjalë për një qasje të re..

botuar më 24-11-30 5.15.MD