Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bullgaria – Lugina e Silikonit e BE-së?

Me ekonomi që punon dhe me paga të mira mund të rikthejmë të rinjtë në Bullgari

Qeveria bullgare ka ndërmend të përmirësojë imazhin e vendit, i cili shpesh prezantohet si “shteti më i varfër dhe më i korruptuar” në BE. Masat përfshijnë programe për ndihmë të biznesit, për tërheqjen e investimeve, për krijimin e një mjedisi të favorshëm ekonomik dhe investues.

Ekonomia bullgare ka rritje të balancuar, të cilën vitet e fundit e arrin të ruajë. Përsa i përket të ardhurve akoma kemi shumë punë, tha ministri i ekonomisë Emill Karanikollov në një intervistë për Radio Bullgarinë.

Sipas të dhënave jozyrtare brenda 30 viteve të fundit afro 3 milion shtetas bullgarë e braktisën vendin. Migracioni ekonomik mori përmasa kërcënuese sidomos pas vitit 2007, kur Bullgaria u bë anëtare me të drejta të plota të BE-së. Tani qeveria diskuton masa për rikthimin e shtetasve bullgarë. Siç informoi Radio Bullgaria, shteti është gati që nga fillimi i vitit të ardhshëm në vazhdim të një viti të financojë me deri në 1200 leva çdo muaj bashkatdhetarët të cilët do të kthehen të punojnë në atdhe. Vallë, a është i mundshëm ky proces?

Puna jonë është të krijojmë një model ekonomik, i cili do të rikthejë njerëzit. Ai punon ngadalë, por rezultate ka – është kategorik ministri i ekonomisë Emill Karanikollov. Si shembull ai tregoi sektorin IT, në të cilin jo vetëm rikthehen bullgarë, por shihet një tendencë që edhe të huajë të vijnë të punojnë në Bullgari.

Mirëpo, si qeveria do të përgënjeshtroi statistikat të cilat e prezantojnë vendin tonë si “shteti më i varfër, me paga më të ulëta në BE”? – Me ekonomi që punon – është lakonik ministri.

Kjo është mënyra e vetme, sepse rritja artificiale e pagave provokon të vijë një moment, kur rrogat nuk do të jenë në përputhje me prodhimtarinë. Kjo nuk duhet të lejohet. Ekonomia është ajo e cila duhet të arsyetojë rritjen e pagave. Dy-tre vitet e fundit në Bullgari, më tepër në sektorin privat, pagat rriten çdo vit me 8 – 10 për qind. Bullgaria është në vendin e dytë për nga rritja e rrogave pas Rumanisë. Në Rumani tregu i brendshëm është tri herë më i madh. Shumë shpesh investitorët pëlqejnë Bullgarinë, por për tregun e brendshëm nga 18-20 milion veta, preferojnë Rumaninë.

Papunësia në Bullgari është nën 4 për qind, por pjesa e madhe e punëtorëve në vend janë të mendimit, se nuk marrin pagesa të mira. Të dhënat e Ministrisë së Punës dhe të Politikës Sociale  nga forume të karrierave në vendet e BE-së ku ka bashkësi të mëdha bullgare dhe studentë bullgarë tregojnë, se 70 për qind nga bashkatdhetarët që kanë marrë pjesë në bursat e punësimit, do të kthehen të punojnë në vend në se ka kushte të mira për këtë. Cili mund të bëhet shkaku që ata njerëz të rinj dhe të arsimuar të kthehen në atdhe?

Për të kthyer të rinjtë në Bullgari, ata duhet të shikojnë dritë ekonomik. Duhet të krijojmë një mjedis konkurrues, pagat të shtohen. Mendoj, se Bullgaria është një vend i mrekullueshëm për jetë, mjafton të ketë kushte të mira.

Drejtori i Agjencisë Bullgare të Investimeve Stamen Janev përkrah qëndrimin e ministrit Karanikollov, se Bullgari është një vend i mrekullueshëm për jetë por shtoi, se “është i mirë edhe për investime”. Ky është fakt për disa shkaqe:

Bullgari ka qëndrueshmëri politike dhe ekonomike, vendi është në Top 3 të BE-së me raport më të ulët midis produktit të brendshëm bruto dhe borxhit të jashtëm. Kjo tregon se mund të gjenerojmë një qëndrueshmëri serioze financiare, gjë që është faktor për tërheqjen e investitorëve. Në Bullgari ka njerëz të talentuar të cilët kundrejt pagesave të arsyeshme do të jenë nëpunës të mirë dhe luajal të kompanive të mëdha.

Përsa iu përket sektorëve me perspektivë në ekonomi Stamen Janev  shpjegoi:


Bullgari zhvillohen shumë mirë disa sektorë – industria e inxhinierisë mekanike, prodhimi i automobilave dhe IT. Pikërisht sektori IT shënon një rritje të mesme vjetore nga 25 deri në 30 për qind, gjë që nuk shihet në shtete të tjera. Mendojmë, se infrastruktura e mirë për digjitalizim, aksesi i shpejtë me internet dhe rrjeti 5G na japin arsye të pretendojmë për vend serioz në teknologjitë e larta dhe të jemi Lugina e Silikonit të BE-së. Bullgaria mund të shfrytëzojë shtrirjen gjeo-strategjike midis Evropës dhe Azisë dhe të ketë një produkt inteligjent i cili të shitet në tregjet globale.

Nuk është sekret, se Bullgaria disponon specialistët më të mirë IT, regjistrimi i firmës nuk kushton shumë kohë dhe shpenzimet janë më të ulëta – faktorë këto të cilat tërheqin investime në këtë sektor. Të dhënat e Institutit Kombëtar Statistikor tregojnë, se sektorët IT dhe të telekomunikacioneve janë me paga të mesme më të larta – 2930 leva, gjë që është dy herë më shumë se sa paga e mesme në Bullgari, e cila është 1208 leva.

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Eksportojmë më së shumti djathëra dhe gjizë në Greqi, Britani të Madhe dhe SHBA

Në periudhën janar-prill 2024 eksporti ynë kryesor i djathit dhe gjizës ishte në Greqi (882 ton, ose një rënie prej -48.6% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2023), Mbretëria e Bashkuar (871 ton, ose një rritje prej 22.1%) dhe SHBA (844 ton,..

botuar më 24-08-14 4.49.MD

Paga mesatare bruto në Bullgari arriti 2296 leva (1174 euro)

Në tremujorin e dytë të vitit 2024, paga mesatare mujore bruto në Bullgari u rrit me 4.5% krahasuar me tremujorin e parë të vitit 2024 dhe arriti në 2296 leva ose 1174 euro, sipas të dhënave të Institutit Kombëtar të Statistikave. Aktivitetet..

botuar më 24-08-12 3.59.MD

Besimi i konsumatorëve dhe gatishmëria për të shpenzuar para po rritet

Besimi i konsumatorëve u rrit në korrik me 5.6 pikë, sipas një sondazhi të Institutit Kombëtar të Statistikave. Sipas vlerësimit të përdoruesve, situata e përgjithshme ekonomike në vend për 12 muajt e fundit është në përmirësim, pritshmëritë për 12..

botuar më 24-08-10 8.59.MD