"Mediat dhe prioritetet kombëtare"– me këtë moto do të zhvillohet Takimi i XV-të i Mediave Bullgare, i organizuar nga Agjencia Telegrafike Bullgare dhe Asociacioni i Mediave Bullgare në Botë nga 22 deri më 25 nëntor në kryeqytetin shqiptar Tiranë. Partnerët kryesorë të forumit janë Agjencia Telegrafike Shqiptare dhe Radio Televizioni Shqiptar.
Ideja për këto takime realizohet që nga viti 2005, kurse ambicia është q; të mblidhen në një vend mediat bullgare, me të cilat jeton dhe prej të cilave informohet diaspora bullgare. “Formati duket se është i qëndrueshëm në kohë dhe çdo vit ofron përmbajtje të larmishme” – komenton para takimit Drejtori i përgjithshëm i Agjencisë Telegrafike Bullgare (BTA) Maksim Minçev.
Temat për prioritetet kombëtare është e madhe dhe ia vlen që të zhvillohet diskutim për to”, deklaroi dhe eksperti mediatik dhe drejtori i drejtorisë “Komunikimet kulturore” pranë BTA-së doc. Georgi Llozanov. Sipas fjalëve të tij ka disa prioritete të qëndrueshme , rreth të cilave duhet të zhvillohen bisedimet – pavarësia energjetike, infrastruktura, turizmi, e drejta e informacionit dhe siguria kibernetike.
Në takimin në tiranë kolegë nga më shumë se 50 media bullgare, gazetarë nga Shqipëria, korespondentë të shteteve të tjera dhe afaristë vendorë do të kenë mundësi të shkëmbejnë mendime me përfaqësuesit e shtetit bullgar dhe me ekspertë në sfera të ndryshme.
Radio Bullgaria do të përfaqësohet në forum nga Redaktori i përgjithshëm Krasimir Martinov dhe nga Vesella Mançeva – Kryeredaktore në Redaksinë e gjuhës shqipe.
“Detyra jonë më e rëndësishme në këtë takim në Tiranë është që të prezantojmë Radio Bullgarinë dhe mundësitë e saj për të qenë ndërmjetëse dhe mbartëse e dijes për shtetin tonë në botë – dije që do të formojë një imazh më të mirë të Bullgarisë. Ne e bëjmë këtë tashmë 80 vjet – thotë Krasimir Martinov – ofrojmë prodhimin tonë mediatik, të adaptuar dhe të përshtatur me veçoritë dhe njohjet që i ka publiku ynë ndërkombëtar. Nga ana tjetër, do t’i kushtojmë vëmendjeprodhimit tonë të specializuar dhe të përshtatshëm për pakicat tona kombëtare nëpër botë. Ambicia jonë është që të thellojmë lidhjet që i kemi dhe që i kemi mbajtur me minoritetet bullgare dhe një nga mënyrat për këtë është tërheqja e përfaqësuesve të tyre për bashkëpunim. Ne përpiqemi t’i ndihmojmë që të mbajnë lidhje të drejtpërdrejtë me atdheun, me gjuhën dhe kulturën bullgare, në mënyrë që të jenë të motivuar të rruajnë dhe të pasurojnë njohuritë e tyre për Bullgarinë dhe njohuritë e njerëzve rreth tyre në ambientin e huaj.”
Dhe duke pasur parasysh se tema e Takimit në tiranë është “prioritetet kombëtare dhe mediat”, Radio Bullgaria ka dhe diçka tjetër, me të cilën mund të jetë e dobishme.
“Në kohën e ashtuquajturës “lufte hibride” me rëndësi të madhe është se çfarë i flasim botës për vendin tonë. Ne jemi ata, të cilët duhet t’ia themi botës atë , të cilën dëshirojmë që ajo të dëgjojë dhe të kuptojë për ne. Përveç kësaj mund të zhvillojmë dhe partneritet më të ngushtë me misionet diplomatike të Bullgarisë dhe me iniciativa të ndryshme bullgare jashtë shtetit. Dhe pse të mos jemi më të guxhimshëm sa i përket së ardhmes? Për shembull mund të forcojmë politikën për krijimin e imazhit të Bullgarisë në botë me anë të ngjarjeve, të organizuara nga ne, nga ekipi i radio Bullgarisë, për tema me interes mbarëkombëtar apo mbarevropian. Roli i gjuhëve ballkanike nuk duhet nënvlerësuar, duke pasur parasysh perspektivën evropiane dhe problemet që i kanë në rrugëtimin e tyre evropian shtetet e Ballkanit Perëndimor, kështu edhe duke pasur parasysh temën për fluksin e klandestinëve.”
Mikpritja e Shqipërisë për takimin e pesëmbëdhjetë të mediave bullgare nuk është e rastit, pohojnë organizatorët. Tashmë dy vjet në vend pakica kombëtare bullgare është njohur zyrtarisht me ligj dhe ka të dhëna të ndryshme për numrin real të njerëzve me prejardhje bullgare që jetojnë në vend – midis 60 mijë dhe 170 mijë. Bullgarë ka në Durrës, Prespë të Vogël dhe Gollobordë, kurse në Elbasan jetojnë 12 mijë bullgarë. Në kryeqytetin e Tiranës numri i tyre arrin 4 mijë, kurse në Durrës është mbi 3 mijë veta.
Deri tani Takimet e mediave bullgare janë organizuar në Sofje, Çikago, Romë, Madrid, Varnë, Burgas, Vjenë, Amsterdam, Bukuresht, Plovdiv, Veliko Tërnovo, Bosilegrad dhe Caribrod, Athinë, Pragë, Kishinev dhe Shkup.
Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova
Tekste të shkurtra në rusisht dhe gjermanisht nga ueb-faqja e Radio Bullgarisë , u bënë pjesë e mësimit të nxënësve nga Shkolla e Mesme Nr. 81 "Viktor Jugo" në Sofje në Ditën e Iluministëve të Popullit. Mësuesja Maria Novosellceva dhe nxënësit nga..
Iluministët janë individët për të cilët ndjejmë jo vetëm mirënjohje dhe admirim, por edhe i perceptojmë si disa nga figurat më domethënëse të historisë sonë, sepse na zgjojnë ndjenjën e bashkimit kombëtar. Megjithatë, çfarë fshihet pas konceptit të..
Persona me aftësi të kufizuara mendore ndajnë këndvështrimin e tyre unik mbi trashëgiminë arkitekturore të Sofjes në ekspozitën fotografike "Histori arkitektonike nga Sofja e Vjetër". Ekspozita u rregullua në Hapësirën Kulturore të Kompleksit..
Shfaqja e Bernard Shaw "Armët dhe njeriu" (“Arms and the Man”) me regji të John Malkovich , e cila u prezantua në Teatrin Popullor në ditën e 139-vjetorit..
Ekspedita e tridhjetë e tretë polare bullgare po shkon drejt Antarktidës për të vazhduar kërkimet e saj shkencore në bashkëpunim me shkencëtarë nga vende..
Takime me autorë, botues dhe përkthyes të librave ortodoksë të viteve të fundit ofron programi i Javës së Librit Ortodoks. Ajo mbahet në kishën “Shën..