Pas tërmetit të djeshëm në Shqipëri, i cili mori mbi 20 viktima dhe shkaktoi shumë shkatërrime, Kryqi i Kuq Bullgar i dërgon shtetit ballkanik ndihmë për rreth 5000 veta – batanije, pako familjare, ushqim, pako higjienike. Këtë e bëri të ditur para Radios Kombëtare Bullgare kryetari i Kryqit të Kuq Bullgar, akademiku Hristo Grigorov. “Që të sigurojmë ndihmën, ne e hapin depon tonë, që e bëmë bashkë me Gjysmëhënën e Kuqe Turke. Kështu do të mund t’i ndihmojmë fqinjët tanë”, shtoi gjithashtu Grigorov. Bullgaria premtoi edhe ndihmë për Shqipërinë me përmasë 200 000 leva (100 000 euro). Vendi ka gatishmëri të dërgojë edhe ushqim dhe teknikë në rast domosdoshmërie.
Rritja e pagës minimale (PM) mbështetet nga 54.1% e bullgarëve. Një e treta e të anketuarve mendojnë se PM duhet të jetë e barabartë me pagën e nevojshme për jetesë. Këto tregojnë rezultatet e një sondazhi përfaqësues të agjencisë “Mjara”, i porositur..
Çmimi mesatar i banesave të blera në Sofje në tremujorin e tretë të vitit 2025 arriti në 2,310 euro/m², që është një rritje vjetore prej 25.5%, sipas të dhënave nga Bulgarian Properties. Ndërtimet e reja mbeten më të preferuarat, por mungesa e..
Botimi i katërmbëdhjetë i DiVino.Taste – forumi më i rëndësishëm i përkushtuar verës bullgare dhe mjeshtërve të saj – do të mbahet nga 28 deri më 30 nëntor në Qendrën Inter Expo në Sofje. Në të do të prezantohen mbi 80 prodhues nga të gjitha rajonet e..