Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Legjenda e kinemasë bullgare Stefan Danaillov iku nga kjo botë

Foto: BGNES

Aktori Stefan Danaillov vdiq sot në mëngjes në moshën 76 vjeç në spital, ku prej një farë kohe ishte në gjendje kome mjekësore. Aktori i dashur nga publiku bullgar qe i diagnostikuar me sëmundjen e Parkinsonit dhe po kështu vuante nga një sëmundje e rëndë onkologjike.

Stefan Danaillovi ka lindur më 9 dhjetor 1942 në Sofje. Debutimi i tij në kinema ishte gjatë vitit 1956, kur ai ishte vetëm 13 vjeçar. Në moshën 27 vjeçare aktori i njohur mori pjesë në filmin me seri “Në çdo kilometër” në rolin e majorit të Sigurimit të Shtetit  Nikolla Dejanov me emrin e koduar Sergjej, i cili ka marrë pjesë në luftën kundër fashizmit. Filmi me seri gëzoi një interes të madh nga ana e spektatorëve. Ai ishte transmetuar në të gjitha vendet e atëhershme socialiste, e panë madje në Kinën e largët, kurse roli i Majorit i solli Stefan Danaillovit një popullaritet të madh.

Gjatë vitit 1966 Danaillovi përfundoi mjeshtëri aktori në Institutin e Lartë për mjeshtëri teatrale “Krëstjo Sarafov”. Pasuan pjesëmarrjet e tij në filmat “ Princi” dhe “Engjëjt e zinj”, të cilët i hapën dyert edhe më gjerë drejt lavdisë. Për këto role të tij Stefan Danaillovi është i dekoruar gjatë vitit 1963 me dekoratën për rol më të mirë burrash nga festivali i kinemasë bullgare “Trëndafili i Artë” në Varnë. Pjesëmarrja e tij në filmin italian me seri  “Oktopod” /La Piovra/, tema kryesore e të cilit vërtitet rreth luftës së policisë italiane me mafien e bëri të njohur dhe jashtë Bullgarisë.  Në karrierën e tij krijuese shumëvjeçare Danaillovi ka luajtur më shumë se 150 role në kinema, teatër dhe televizion, të cilat i kanë sjellë dekorata të shumta bullgare dhe të huaja dhe njohjen më të madhe për aktorin - dashurinë e madhe të publikut.

Gjatë vitit 1988 Stefan Danaillovi filloi të japë mësime në Institutin e Lartë për Mjeshtëri teatrale “Krëstjo Sarafov”. Studentët e adhuronin dhe e konsideronin si një nder të jenë nxënës të tij, duke e quajtur me respekt “Master”.

Danaillovi deri në fund luante në teatër-pjesëmarrja e tij e fundit teatrale qe në shfaqjen “Aktorja” nga Pitër Kuilër në Teatrin Popullor “Ivan Vazov”. Në intervistën e tij të fundit për Televizionin Kombëtar Bullgar nga muaji prill i këtij viti për programin “Horizont”, Stefan Danaillovi  tregoi: “Unë jam kundërshtar i trishtimit, pavarësisht se dhe mua më ndjek trishtimi kohë pas kohe, por në fund të fundit njeriu duhet t’i përfytyrojë gjërat pak në mënyrë më të gëzueshme që të mund të evitojë gjërat në jetë me më shumë gëzim dhe humor”.

Pas ndryshimeve demokratike , përveç si aktor dhe pedagog, Stefan Danaillovi qe dhe deputet nga e majta në Kuvendin Popullor dhe ministër i kulturës.

Edhe pse iku nga kjo botë, ai do të mbetet përgjithmonë në zemrat e publikut të vet. Një përkulje e madhe para kujtesës së tij!

Përpilues: Miglena Ivanova

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Regjisori Robert Budina

Regjisori shqiptar Robert Budina: Shikuesit duhet të shikojnë thellë

Vitet e fundit është forcuar bashkëpunimi mes kinemasë bullgare dhe asaj shqiptare. Prodhimet shqiptare gjithnjë e më shumë po gjejnë vend në festivalet bullgare dhe anasjelltas. Kjo tregon ndërveprimin artistik në rritje mes dy vendeve tona, i cili..

botuar më 25-03-31 4.15.MD

Javor Millushev me IKAR për kontributin e jashtëzakonshëm në teatrin bullgar

Në Ditën e Teatrit - 27 Mars, Lidhja e Artistëve në Bullgari tradicionalisht dorëzoi Çmimet Kombëtare IKAR për Artet Performuese. Çmimin për kontribut të jashtëzakonshëm në teatrin bullgar e mori aktori Javor Millushev personalisht nga presidenti..

botuar më 25-03-28 3.43.MD

Bullgaria merr pjesë në Panairin e Librit në Lajpcig me një program të pasur kulturor

Autorë dhe figura kulturore bullgare përfaqësojnë vendin tonë në Panairin Ndërkombëtar të Librit në Lajpcig. Mes tyre është poeti, shkrimtari, kompozitori dhe muzikanti Emanuill Vidinski, i cili sot, 28 mars, do të marrë pjesë në diskutimin "Midis..

botuar më 25-03-28 10.22.PD