Kryeministri Bojko Borisov tha para gazetarëve, se vlerësimi i Standard &Poor’s për Bullgarinë është përgjigja e kritikave kundër qeverisë. Agjencia Ndërkombëtare e Rejtingut S&P rriti rejtingun afatgjatë dhe afatshkurtër të kreditimit të Bullgarisë në valutë të huaj dhe vendore deri në ‘BBB/A-2’ nga ‘BBB/A-3’. Sipas vlerësimit të agjencisë Bullgaria ka zhvillim të qëndrueshëm ekonomik pa disbilanc makroekonomik, ndërsa perspektiva para rejtingut është pozitive. Me këtë rritje arrijmë nivelin më të lartë të kreditimit në Gadishullin Ballkanik duke radhitur para Rumanisë, Greqisë, Turqisë, Rusisë. Jemi me një nivel të krahasueshëm por më të mirë për nga perspektiva në krahasim me Hungarisë, theksoi ministri i financave Vlladisllav Goranov.
Natën moti do të kthjellohet në të gjithë vendin. Do të jetë pothuajse qetë në shumicën e rajoneve. Vetëm në zonat lindore do të fryjë erë e lehtë deri në mesatare nga jugu-jugperëndimi. Temperaturat minimale do të jenë ndërmjet 4° dhe 9°, për..
Protesta e punonjësve në transportin publik të kryeqytetit, i cili e ka bllokuar kryeqytetin që nga mëngjesi, po vazhdon, tha për Radio Sofjen kryetari i Federatës së Sindikatave të Transportit pranë Konfederatës së Sindikatave të Pavarura (KNSB),..
Programi i menaxhimit të qeverisë përfshin 100 prioritete, të shpërndara në 19 sektorë, me një vizion për një mandat të plotë katërvjeçar menaxhimi. Kjo u njoftua nga Kryeministri Rosen Zheljazkov, i cili paraqiti një raport mbi atë që qeveria..
Bullgaria vazhdon të mbështesë përpjekjet e Ukrainës për të vendosur një paqe të drejtë dhe të qëndrueshme, tha Kryeministri Rosen Zheljazkov në një..
Nacionalistët nga "Vëzrazhdane" organizojnë sot në orën 18:30 në Pallatin Kombëtar të Kulturës në Sofje një aktivitet, të paralajmëruar si diskutim mbi..
Partnerët kryesorë tregtarë të Bullgarisë janë Gjermania, Rumania, Italia, Greqia dhe Franca, të cilat përbëjnë 62.5% të eksporteve drejt vendeve..