¼ e bullgarëve të rinj në moshë midis 15 dhe 29 vjeç janë gati të emigrojnë në një vend më të ftohtë për shkak të ngrohjes globale. Tek 30-vjeçarët kjo përqindje është vetëm 10. 1/5-a prej të rinjve gjithashtu janë gati të zhvendosen në pjesën më të ngrohtë të Bullgarisë apo të emigrojnë në një shtet më të ngrohtë, përsëri për shkak të ndryshimeve klimatike.
Ndryshe nga moshatarët e tyre në Evropë, të rinjtë në Bullgari nuk i kushtojnë vëmendje të madhe këtij problemi dhe e renditin në vend të tetë ndër problemet e veta, pas atyre si të ardhurat e ulëta, sistemi i keq i shëndetësisë apo papunësia. 68% prej të rinjve nuk besojnë se sjellja e tyre personale mund të ndikojë diçka. Analiza është bërë nga Banka Evropiane e Investimeve në territorin e të gjithë Evropës ndër 30 mijë veta.
Erëra me shpejtësi deri në 120 km/h kanë shkaktuar dëme në qytetin më të madh veriperëndimor të Vracës. Ka pasur dhjetëra raportime për degë dhe pemë të rëna në makina dhe rrugë, pajisje të dëmtuara dhe kabllo të thyera. Ndërprerje të pjesshme të energjisë..
Për të katërtin vit, Forbes mbledh në një skenë mendjet pas inovacioneve më të rëndësishme në biznesin bullgar. Fituesit e çmimeve Forbes Innovation 2024 do të shpallen gjithashtu gjatë aktivitetit, i cili do të mbahet në Qendrën për Arte..
Mjeshtri italian i kuzhinës Daniele Priori së bashku me 10 të rinj me aftësi të kufizuara intelektuale do të përgatisin një drekë italiane në Qendrën Ditore “Bota” të Fondacionit “Bota e Marisë”. Priori dhe të rinjtë do të gatuajnë makarona "AUMM -..
Pas takimit me homologun vietnamez Lëong Cëong në Hanoi, presidenti Rumen Radev theksoi se Bullgaria do të vazhdojë të mbështesë përpjekjet për..
Në Ditën Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave para ndërtesës së Gjykatës së kryeqytetit do të mbahet një marsh proteste organizuar nga..
Bullgarja Debora Mihajllova, e cila u pre brutalisht me thikë tallëse nga i dashuri i saj Georgi Georgiev, është një nga viktimat e dhunës të përmendur nga..