Samiti i NATO-së në Londër është një mundësi që Bullgaria të afirmohet si një faktor i stabilitetit në Ballkan dhe të mbrojë interesat e veta kombëtare, tha presidenti Rumen Radev. Nuk duhet të humbasim mundësinë historike të mbrojmë hapësirën ajrore të Maqedonisë së Veriut, theksoi kreu i shtetit. Përderisa pala bullgare shtyn bisedimet Greqia arriti marrëveshje për këtë mision. Me mundësitë tona sot mund të plotësojmë këtë detyrë në mënyrë të plotëvlefshme, theksoi Radevi, i cili është edhe gjeneral i rezervës nga Aviacioni Ushtarak Bullgar. Tashmë u arrit marrëveshje për një takim trepalësh bullgaro-maqedono-grek mbi këtë temë, shtoi presidenti.
Ministrat e ekonomisë dhe financave të vendeve anëtare të BE mbështetën unanimisht rekomandimin e hartuar dje nga Eurogrupi që Bullgaria të anëtarësohet në eurozonë më 1 janar 2026, njoftoi ministri i financave i Polonisë, Anxhej Domanski, sipas..
Parlamenti miratoi në lexim të dytë Ligjin për Tregjet e Kriptoaktiveve, me propozues Këshillin e Ministrave. Me këtë ligj rregullohet tregtimi i këtij lloji instrumentesh dhe mbikëqyrja e sektorit në përputhje me rregulloret evropiane, njoftoi..
Kompleksi TEC “Marica Iztok” do të furnizojë 50% të sasisë së energjisë për konsumatorët familjarë në Bullgari. Kjo u bë e ditur gjatë një konference për shtyp në TEC “Marica Iztok 2”, të mbajtur nga ministri i energjetikës, Zheço Stankov, njofton BTA...
Projektraporti i Parlamentit Evropian mbi progresin e Republikës së Maqedonisë së Veriut në rrugën e saj drejt BE-së u miratua nga Komisioni i Punëve të..
Duhet të jemi shumë të kujdesshëm që Bullgaria të mos përfshihet në konfliktet që po përshkallëzohen. Kështu deklaroi presidenti Rumen Radev për..
Një delegacion bullgar i kryesuar nga kryeministri Rosen Zheljazkov do të marrë pjesë në takimin e NATO-së që fillon më 24 qershor në Hagë, me fokus në..