Kryeministri Bojko Borisov ishte i pranishëm në prezantimin në Sofje të pajisjeve për makina të përpunuara nga “Visteon Bulgaria”. Bëhet fjalë për softuer inovativ, të krijuar nga një bullgar – paneli i parë digjital 3D, i cili do të përdoret në makinat Peugeot 208.
Kryeministri Bojko Borisov tha se ritmet, me të cilat po zhvillohet sektori automobilistik në Bullgari, janë mbresëlënëse dhe dha si shembull uzinat e sapo hapura për prodhim të pjesëve të këmbimit dhe të softuerit në qytetet Plovdiv, Dimitrovgrad dhe Ruse. Ai nënvizoi domosdoshmërinë për bashkëpunim ndërmjet biznesit dhe universiteteve në mënyrë që të kemi në të ardhmen mjaftë inxhinierë të kualifikuar.
Qendra e zhvillimit “Visteon Bulgaria” në Sofje është më i madhi i kësaj kompanie në botë. Në të punojnë mbi 800 inxhinierë, të cilët përpunojnë softuer të teknologjisë së lartë me teknologji të përshtatshme për automjetet e së ardhmes.
Bullgaria do të përfaqësohet nga presidenti Rumen Radev dhe ministri i jashtëm Georg Georgiev në Konferencën e Sigurisë në Munih. Në axhendën e liderëve botërorë është lufta në Ukrainë, propozimet e presidentit amerikan Donald Trump për bisedimet e paqes,..
Të premten do të fryjë erë e lehtë kryesisht nga drejtimi i lindjes. Në Bullgarinë Lindore do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi jug-jugperëndimor. Temperaturat minimale do të jenë ndërmjet minus 4° dhe 1°, për Sofjen - rreth minus 1°...
Pas shembullit të Kroacisë, e ndjekur nga Greqia, Rumania, Sllovenia, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe Bosnjë-Hercegovina, katër organizata në Bullgari e shpallën 13 janarin një ditë pa blerje në zinxhirët e mëdhenj të shitjes me pakicë për shkak të..
Paga mesatare më e lartë në Bullgari është në qytetin e Sofjes - 3388 leva /1732 euro/, dhe më e ulëta është në Smoljan - 1617 leva /826 euro/. Kështu..