Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Kryeministri Bojko Borisov mendon se Putini është i informuar keq për Bullgarinë

kryeministri Bojko Borisov
Foto: BTA

Çdonjëri ka të drejtën të kërkojë trase alternative, ne kërkojmë një diversifikim alternativ, tha kryeministri Bojko Borisov në përgjigje të akuzave të drejtuara nga ana e presidentit rus Vladimir Putin, se Bullgaria po e vonon ndërtimin e gazsjellësit “Rryma Jugore”. Ka njerëz, të cilëve nuk u pëlqen se Bullgaria është një aleate korrekte e NATO-s. Nuk dua  të hyj në bisedë se çfarë ka thënë presidenti Putin. Kemi garanci nga Bashkimi Evropian dhe nga Shtetet e Bashkuara se Bullgaria do të jetë një shpërndarëse e gazit. Nuk besoj se serbët do të ndërtojnë më shpejt pjesën e tyre nga “Rryma Jugore”. Në Bullgari nuk ka vonim. Vendi ynë po i respekton të gjitha kërkesat dhe procedurat e Bashkimit Evropian, në ndryshim nga vendet si Serbia, Rusia ose Turqia. Informacioni i presidentit Putin mbase është i vjetër, sepse në vend po ndërtohet aktivisht “Rryma Turke” me nga 4-5 kilometra në ditë, tha Borisovi.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

40% e bullgarëve do të dhuronin organet e tyre pas vdekjes

Dhurimi i organeve miratohet nga 62% e bullgarëve, 18% nuk ​​e miratojnë dhe 20% nuk ​​mund të gjykojnë. Këtë e tregojnë të dhënat e paraqitura në një sondazh përfaqësues kombëtar të Agjencisë “Trend” për Agjencinë Ekzekutive të Mbikëqyrjes Mjekësore..

botuar më 25-04-05 2.05.MD

Parashikimi i motit për 5 prillin

Ditën e shtunë vranësira do të jetë e ndryshueshme, pas mesditës - shpeshherë e konsiderueshme dhe me reshje shiu. Në shumë vende do të ketë reshje shiu, në disa zona dhe bubullima. Do të fryjë erë mesatare nga drejtimi..

botuar më 25-04-04 7.40.MD

21 vjet nga tragjedia në lumin Lim me 12 fëmijë të vdekur bullgarë

Sot mbushet 21 vjet nga tragjedisa në lumin Lim në kufirin mes Serbisë dhe Malit të Zi, ku humbën jetën 12 fëmijë bullgarë. Më 4 prill 2004, një grup prej 34 nxënësish dhe 16 të rrituri nga Svishtov po ktheheshin nga një ekskursion në Dubrovnik, kur..

botuar më 25-04-04 6.53.MD