Bullgaria është vendi më i mirë në Ballkan për jetë dhe punë për të huajt. Sipas këtij treguesi ajo radhitet në vendin e 11-të në botë. Të dhënat janë nga anketimi „InterNations Expats“ i bërë ndër 20 mijë të huaj që punojnë në 60 shtete. Analistët bëjnë një klasifikim në të cilin marrin parasysh disa tregues ndër të cilët është cilësia e jetës, kushtet për adaptim, puna, jeta familjare, gjendja financiare. Në vend të fundit të klasifikimit janë Greqia dhe Turqia, në vendet e para – Gjermania, ShBA-ja, Britania e Madhe, Emiratet e Bashkuara Arabe. Në krye të klasifikimit është Tajvani.
"BSP - E majta e bashkuar" dhe "Vëzrazhdane" kundërshtuan njoftimin e dërguar grupeve parlamentare nga kryeministri në detyrë Dimitër Gllavçev për nënshkrimin e ardhshëm të Marrëveshjes për bashkëpunim në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes midis Bullgarisë dhe..
Ka shanse për të formuar një qeveri të rregullt. Përpara gazetarëve, kreu i GERB-it, Bojko Borisov, theksoi se deri tani negociatat po shkojnë mirë. “Sa më shumë të heshtim, aq më mirë”, vuri në dukje Borisov dhe shprehu optimizëm për bisedimet që po..
Një shesh patinazhi me një sipërfaqe prej 400 metrash katrorë hapet në sheshin “Trojkata” në qytetin bregdetar të Burgasit sonte. Ata që dëshirojnë mund të përdorin shërbimet e një instruktori i cili do t'i udhëzojë se si të bëjnë patinazh të sigurt në..
Kryeministri hungarez Viktor Orbán do të vizitojë Bullgarinë këtë të premte, më 20 dhjetor, njoftoi BGNES, si dhe një sërë mediash të tjera bullgare...
Negociatat për formimin e një qeverie mes mandatarit të ardhshëm GERB-SDS dhe fraksioneve parlamentare po vazhdojnë. Ata u ulën sot në tryezën e bisedimeve..
Ministri në detyrë i mjedisit dhe i ujërave Petër Dimitrov mbajti një video-konferencë telefonike me kolegët e tij nga Rumania dhe Ukraina, Mirça Fiçet..