Kuvendi Popullor ratifikoi Marrëveshjen ndërmjet Bullgarisë dhe Bankës Evropiane të Investimeve (BEI) në lidhje me marrëveshjen e 10 tetorit të këtij viti mes Bankës Evropiane të Investimeve dhe “Holdingut energjetik bullgar” ShA për financimin e projektit për “Interkonektor të gazit Greqi-Bullgari”.
Është parashikuar një borxh prej 109 milionë e 900 mijë euro. Kështu do të sigurohen mjetet e domosdoshme për ndërtimin e projektit në fjalë, i cili është përfshirë në 7 prioritetet e Bashkimit Evropian në fushën e energjetikës. Ai do të japë mundësi për diversifikim të vërtetë të burimeve të gazit natyror.
Të martën temperaturat minimale do të jenë nga 0 deri në 5°, më të larta përgjatë bregdetit të Detit të Zi – nga 8 deri në 11°, ndërsa në Sofje rreth 2°. Gjatë ditës mbi Bullgarinë Jugperëndimore dhe Lindore do të ketë vranësira të shpërndara..
Si një shtet anëtar i BE-së dhe aleat i NATO-s, Bullgaria është gati të marrë pjesë në gjetjen e zgjidhjeve për paqen dhe sigurinë. Ky qëndrim u shpreh nga Kryeministri Rosen Zheljazkov në takimin e sotëm joformal të krerëve të shteteve dhe qeverive të..
Flukset e refugjatëve dhe migrantëve nuk do të pakësohen dhe Bullgarisë i mungon një politikë e unifikuar kombëtare për këto çështje. Nevojitet një institucion udhëheqës për të koordinuar të gjithë procesin e integrimit. Shpërndarja horizontale e..