Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bukuritë arkitekturore të qytetit Ruse - Vjena e vogël në Ballkan

Muzeu historik në qytetin Ruse

Qyteti Ruse është një nga qytetet bullgare me histori që mund të ndiqet  deri në lashtësinë e thellë. Fakti se është i vendosur mbi bregun e lumit Danub, e përcakton popullimin në rajon përpara  dhe pas Krishtit. Gjatë historisë mijëvjeçare të qytetit, banuesit e tij janë tregtarë dhe intelektual, kurse gjatë kohës së robërisë turke dhe periudhës së Rilindjes, qyteti Ruse është një shtëpi për revolucionarët e shumtë bullgar, të cilët kanë marrë pjesë në luftërat nacionalçlirimtare.  Pas Çlirimit dhe ndarjes së vendit nga Kongresi i Berlinit /1878/ në Principatën e Bullgarisë dhe Rumelinë Lindore, qyteti Ruse bëhet qyteti më i madh në Principatë. Ngritja e shpejt ekonomike që pëson në mënyrë më se të dukshme e ndryshon planifikimin urban dhe të gjithë pamjen e tij. Shfaqen gjithnjë e më shumë godina të reja, të ndikuara nga stilet arkitekturore moderne evropiane gjatë asaj kohe si barok dhe secesion. Kjo bëhet shkak që bashkëkohësit  ta quajnë qytetin “Vjena e vogël”. Pronarët e godinave të reja më shpesh  janë bankierë dhe tregtarë, udhëtimet e të cilëve si dhe marrëveshjet e suksesshme të zhvilluara në Evropë dhe në botë, u lejojnë të investojnë para të shumta në ndërtimin dhe mirëmbajtjen e bukurive arkitekturore.  

Një nga godinat interesante është hoteli i Çikagos - tregon në përrallën e vet në dy vëllime për trashëgiminë arkitekturore të Bullgarisë Mariana Mellnishka.


Është quajtur kështu në emër të pronarit të vet Sollomon Bllaushtajn, i cili fill pas Çlirimit niset për në Amerikë. Me paratë e fituara, ai kthehet tek ne dhe i investon në një godinë të madhe fitimprurëse. Ajo është shumë e bukur, plotë me kamare nëpër muret e fasadës, të zbukuruara me figura vajzash. Është kthyer në një gjë të përshtatshme për një qytet buzë ujit - kabare dhe hotel. Pronari i saj merr në punë vallëzuese nga qytetet e tjera të cilat janë buzë Danubit, por që të jetë çdo gjë më tepër e denjë dhe morale, në katin përdhes ai bën dhe një atelie të modës, që mban emrin “Tek Çikagoja”. Në godinë ai bën dhe ashensorin e parë në vend, të lëvizur nga forca e njeriut.

Pavarësisht dhe shkurtimisht, jemi të detyruar të përmendim historinë dhe të akoma dy vendeve të shënuara për qytetin, vlera e të cilave është më tepër historike sesa arkitekturore. Këto janë shtëpitë  e Nikolla Obretenovit dhe të prindërve të tij - Tonka dhe Tiho Obretenovi. Dhe në qoftë se nga kjo e fundit nuk ka mbetur asgjë, për shkak të rekonstruksionit të qytetit Ruse në fillim të shekullit të 20, kjo e Nikollës - trashëgimtari i njërës prej familjeve më të spikatura rilindëse në Bullgari - ruan kujtimin për banorin e saj. Rreth personalitetit dhe jetës së luftëtarit të fundit nga çeta e Botevit i cili mbetet i gjallë pas Çlirimit, ka legjenda të shumta, të lidhura  me pjesëmarrjen dhe me rolin e tij në çetë. Pas vdekjes së Hristo Botevit dhe shpartallimit të çetës, Obretenov është i burgosur në Diarbekir, ku pret Çlirimin. Gjatë kthimit të vet tek ne, ai si shumë njerëz të përparuar ka mundësinë të zërë një post të lartë në drejtimin e shtetit të ri.  


Obretenov bëhet një përfaqësues i popullit, kurse pas kësaj dhe kryetar bashkie i qytetit Ruse. Pikërisht atëherë ndërton shtëpinë e tij dykatëshe në stilin neoklasik. Në të aktualisht gjendet një muze. Aty, turistëve deri në vitin 1989 u janë treguar gjëra të njëllojta, kurse fati i vërtetë tragjik i kësaj shtëpie është krejt tjetër. Nikolla Obretenov ka një vajzë –Tonka, e cila njihet me një bullgar mjaft të denjë për kohën e tij, i cili ka mësuar filozofi  në Gjermani - Niko Proseniçkov. Duke u kthyer tek ne, ai i përkushtohet arsimimit në Bullgari dhe bëhet drejtor i Gjimnazit të Burrave në qytetin Ruse - një nga shkollat me një prestigj më të madh, pas këtyre në qytetet Gabrovo dhe Svishtov.

Shpejt pas grusht shtetit komunist tek ne më 9 shtator 1944, Proseniçkov gjen vdekjen e tij bashkë me një mori të madhe iluministësh dhe një pjesë të madhe nga ajka e inteligjencës bullgare. Bashkë me të është pushkatuar dhe gruaja e tij, e cila refuzon ta lerë. Familja ka dy vajza – njërën, Millkana vdes nga pikëllimi, kurse tjetra - Liljana është e dërguar në një kamp përqendrimi, ku mbetet e gjallë pavarësisht nga të gjitha torturat të cilave u ka qenë nënshtruar. Kurse në shtëpinë e familjes  janë strehuar njerëz të panjohur, të cilët i venë zjarrin bibliotekës familjare dhe djegin dokumente të vlefshme, të cilat tregojnë dhe zbulojnë hollësi nga e kaluara e tyre. Tanimë e lirë, Liljana njihet me piktorin Nenko Ballkanski, derisa ai është në qytetin Ruse, që të pikturojë portretin e gjyshes së saj. Duke dëgjuar historinë e tmerrshme të Liljanës i mahnitur dhe i pushtuar nga bukuria e saj, ai martohet më të dhe e kthen në një muzë dhe model të vet.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: ilovebulgaria.eu dhe arkiv


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Pallati i gjuetisë në Kriçim është një vend i vërtetë mbretëror

Përgjatë shtrirjes midis Rrafshinës së Trakisë së Epërme dhe malit Rodopa nga lindja në perëndim si një varg gjerdani renditen vendbanimet piktoreske - Asenovgrad, Perushtica, Kriçim, Peshtera, Patalenica dhe Varvara. Përgjatë luginave të..

botuar më 24-09-03 7.05.PD

Një nimfeum i shekujve 1-2 po studiohet nga arkeologët në "Aquae Calidae" pranë Burgasit

Arkeologët bullgarë vazhdojnë studimin e nimfeumit të lashtë (vend i shenjtë i nimfave), zbuluar në kompleksin "Aquae Calidae" pranë Burgasit. Nimfeu zë një vend qendror në banjot e dikurshme romake dhe ka qenë pjesë e një shatërvani me mbishkrim..

botuar më 24-08-31 8.20.PD

Një tempull unik trak në Plovdiv mund të restaurohet plotësisht

Një tempulli trak nga shekulli III para Krishtit pa analog në vendin tonë mund të shndërrojë 10 hektarë të zonës "Jug" ("Juzhen") të Plovdivit në një park arkeologjik. Vendi ndodhet në bazën e Tumës së Madhe, të cilën një ekip i Muzeut..

botuar më 24-08-23 12.16.MD