Për shkak të kundërshtimit të organizatave të ndryshme Ministria e Bujqësisë tërhoqi nga parlamenti projekt-ligjin për tokën. Nga Ministria shpjeguan se tekstet do të korrigjohen deri në fund të vitit 2020. Kjo herën e radhës shtyn heqjen e moratoriumit për shitjen e tokës bujqësore të huajve. Gjykata Kushtetuese shpalli si antikushtetues moratoriumin mbi shitjen e tokës të huajve, sepse shkel normat e BE-së për lëvizje të lirë të njerëzve, bizneseve dhe kapitaleve. Komisioni Evropian ndëshkoi Bullgarinë me një gjobë të njëhershme nga 839 000 euro dhe çdo ditë merr nga 660 euro nga fondet strukturore bujqësore.
Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës (PASE) vendosi të ndërpresë mbikëqyrjen ndaj Bullgarisë. Vendimi u mor me 101 vota pro, 3 kundër dhe 1 abstenim. Nga tribuna e parlamentit, deputeti i partisë “Ka një popull të tillë”, Stanisllav..
Së shpejti do të nisë një studim tregu, i ndjekur nga një procedurë konkurrence për zhvillues bullgarë të disa llojeve të dronëve të kërkuar nga Ministria e Mbrojtjes. Këtë e bëri të ditur Tomisllav Donçev, zëvendëskryeministër dhe ministër i..
Policia në Varna po heton një kërcënim ndaj Biljana Kocevës, motrës së kryetarit të bashkisë së Varnës Bllagomir Kocev, raportoi Radioja Kombëtare Bullgare. "Qëndroni gjallë për njerëzit tuaj të dashur" është mesazhi i shkruar në kutitë e purove të..
Të martën moti do të mbetet me re. Reshje të vazhdueshme dhe të konsiderueshme shiu priten në rajonet lindore dhe veriore. Në pjesët jugperëndimore..
Komisioni Evropian do të shpallë pas një muaji shumën që do t’i jepet Bullgarisë nga Plani për Rimëkëmbje dhe Qëndrueshmëri, por pagesa mund të shtyhet..
Rrushi nga vjelja e sivjetshme është me cilësi të larta, por sasia do të jetë më e vogël në krahasim me vitin e kaluar, deklaroi drejtori i Agjencisë..