Në edicionin e tretë të nismës “Ambasadorja për një ditë” vajzat nga të gjithë Bullgaria mund të prezantojnë idetë e tyre për popullarizimin Bullgarisë në skenën botërore. Nisma është nën patronazhin e Nënpresidentes Ilijana Jotova dhe qëllon që t’i provokojë adoleshentet të shprehin pikëpamjet e tyre në lidhje me probleme të rëndësishme.
Pjesëmarrëset në këtë konkurs duhet të jenë në moshë midis 14 dhe 18 vjet dhe të shkruajnë ese apo të xhirojnë video me temë “Po të isha ambasadore për një ditë, si do të prezantoja Bullgarinë në skenën botërore”.
Është krijuar një sajt i posaçëm, ku vajzat mund të dërgojnë materialet e tyre www.ambassadorforaday.com . Afati për aplikim është 12 janar. Fitueset do ta kenë mundësinë të punojnë me një nga ambasadoret në Sofje. Sivjet në nismë janë përfshirë 17 misione diplomatike.
Qeveria kërkoi një takim urgjent me përfaqësuesit e Komisionit Evropian për shkak të prokurimit të anuluar për blerjen e 35 trenave sipas Planit të Rimëkëmbjes dhe Qëndrueshmërisë. Ministri i transportit Grozdan Karaxhov në komisionin përkatës..
Të premten temperaturat minimale do të jenë nga minus 7 deri në minus 2°, në Sofje – rreth minus 3°. Në pjesën më të madhe të vendit do të mbajë mot kryesisht me diell. Vranësira të theksuara do të ketë në rajonet jugperëndimore, lindore dhe në..
Ministri i punëve të jashtme Georg Georgiev theksoi se Bullgaria me përpikëri do të ndjekë konsensusin e arritur evropian në lidhje me integrimin evropian të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Georgiev theksoi se vendi ynë po vazhdon të zërë pozita të..