Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Shënohet rritje në transportin e mallrave në kufirin tonë me Turqinë

Foto: arkiv

Në një takim me përfaqësues të biznesit turk të transportit administratat doganore të Turqisë dhe Bullgarisë raportuan se ka rritje të konsiderueshme të transitit të mallrave në pikat e kontrollit kufitar mes të dyja vendeve. Për më pak se 3 vjet përmes PKK-ve “Kapçitan Andreevo” dhe “Lesovo” kanë kaluar pothuaj një milion mauna, kurse vetëm për 11 muajt e vitit 2019  numri i tyre tashmë është 640 mijë.

Rritja është në sajë të situatës së favorshme ekonomike në Turqi, e cila inkurajon shkëmbimin e saj të mallrave me Bashkimin Evropian. Kompanitë turke të transportit janë shqetësuar për shkak të radhëve të automjeteve në pikat e kalimit kufitar, por pohojnë se gjatë dy vjetëve të fundit edhe nga pala bullgare, edhe nga ajo turke janë bërë përpjekje të mëdha për përmirësimin e organizimit dhe kjo gjë jep rezultate pozitive.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Presidenti Rumen Radev bëri thirrje për përmirësimin e infrastrukturës dixhitale

Presidenti Rumen Radev ka zhvilluar një takim me menaxhmentin e United Group, në të cilin janë diskutuar perspektivat për ndërtimin e qendrave të mëdha të të dhënave dhe investimevе në fushën e sigurisë kibernetike. Kreu i shtetit theksoi rëndësinë e..

botuar më 25-01-22 9.37.PD

Bullgaria prezantohet në ekspozitën turistike FITUR 2025 në Madrid

Bullgaria është ndër pjesëmarrësit kryesorë të FITUR 2025 – një nga ekspozitat më të mëdha dhe më të rëndësishme ndërkombëtare të turizmit, e cila zhvillohet në Madrid, Spanjë, nga 22 deri më 26 janar 2025. Veprimtaria mbledhë së bashku përfaqësues..

botuar më 25-01-22 6.10.PD

Parashikimi i motit për 22 janarin

Paraditen e së mërkurës , kur temperaturat do të jenë pak nën zero, do të ketë kushte për akull. Temperatura minimale do të lëvizë nga minus 4 deri në 1°, ndërsa në Sofje do të jetë minus 2°. Para mesditës, vranësirat do të mbeten të konsiderueshme, por do..

botuar më 25-01-21 7.40.MD