Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Është arritur kompromis për kontestet bullgare mbi paketën “Mobiliteti”

Foto: BGNES - arkiv

Është arritur marrëveshje paraprake mbi ashtuquajturën paketë “Mobiliteti” për transportin ndërkombëtar të mallrave me automjete të rënda brenda Bashkimit Evropian. Rregullat do të jenë në fuqi dhe për transportimet me automjete të lehta.

Sa u përket kontesteve kryesore të Bullgarisë dhe të një grupi shtetesh nga Evropa Lindore në lidhje me vlerën e dietave të shoferëve, kohën e pushimit të tyre dhe ashtuquajturin “kabotazh”, Komisioni Evropian, Parlamenti Evropian dhe Këshilli i Evropës kanë arritur mirëkuptim për këtë se drejtuesit do të mund të pushojnë në kabinat e kamionëve jo më shumë se 45 orë, do të jenë të detyruar të kthehen në vendin, ku është regjistruar mjeti i transportit të paktën një herë për 4 javë, pavarësisht se ku në Evropë ndodhen. Kamionët do të duhet të kthehen në vendin e regjistrimit të tyre të paktën një herë në 8 javë.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Hasan Azis

DPS-DPS do të mbështesë kabinetin të paktën deri në qershor

“Demokracia, të drejtat dhe liritë” – DPS do ta mbështesë qeverinë deri në marrjen e raportit të konvergjencës për eurozonën, i cili pritet në qershor të këtij viti, u bë e qartë nga deklarata e miratuar në mbledhjen gjashtë-orëshe të organeve..

botuar më 25-04-02 8.47.PD

Parashikimi i motit për 2 prillin

Nuk do të ketë ndryshime të theksuara të motit gjatë 24 orëve të ardhshme - do të mbajë vranësira dhe në shumë vende reshjet e shiut do të vazhdojnë, me ndërprerje të përkohshme. Të mërkurën në fund të ditës reshjet do të dobësohen dhe do..

botuar më 25-04-01 7.40.MD

Termocentrali i dytë më i madh në Bullgari shtyri pushimin nga puna të punonjësve

Termocentrali i dytë më i madh në Bullgari, “ContourGlobal Marica Iztok 3”, do të mbajë punonjësit e tij në këtë fazë. Këtë e tha drejtori ekzekutiv i termocentralit Vasill Shtonov për BNR Stara Zagora. Sot kompania private, në të cilën shteti ka 27%..

botuar më 25-04-01 4.26.MD