Për vizitë zyrtare në Bullgari po ndodhet Magjistri i Madh i Urdhrit Sovran të Maltës FraGiacomo dalla Torre del Tempio di Sanguinetto. Pas takimit të tij me presidentin bullgar, Rumen Raedvi komentoi se për të është nder i madh që të pranojë udhëheqësin e madh të një prej urdhrave më të lashtë të krishterë nga një nga vendet më të vjetra të krishtere. Ai vlerësoi vizitën e mysafirit si një hap i rëndësishëm për marrëdhëniet dypalëshe.
Ishte konstatuar se përpjekjet në dialogun dhe bashkëpunimin bilateral jep rezultate pozitive. Presidenti Radev komentoi se Urdhri i Maltës i ofron Bullgarisë ndihmë materiale dhe shpirtërore për shumë spitale dhe institucione për njerëz zë varfër dhe për njerëz me të meta.
Në praninë e Presidentit dhe të Magjistrit të Madh ishte prezantuar pulë të re postare, kushtuar përvjetorin e 25-të të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike ndërmjet Bullgarisë dhe Urdhrit të Maltës – një përvjetor që e shënojmë sivjet.
Përfaqësuesit e popullit bullgar u mblodhën sot për të shtatën herë në përpjekje për të zgjedhur një kryetar të Legjislaturës së 51-të të Kuvendit Popullor, pasi gjashtë të parët nuk ishin me rezultat. Kështu vijon seanca e parë e parlamentit të ri, e..
Përfaqësuesit e popullit nga GERB-SDS dorëzuan në Gjykatën Kushtetuese një kërkesë për interpretimin e dispozitave të Ligjit Themelor të vendit, njoftoi BTA. Deputetët kërkojnë qartësi për çështjen nëse me skadimin e mandatit të anëtarëve të..
Sërish nuk ka kandidatë për kryetar të Gjykatës së Lartë Administrative, njoftoi BTA. Plenumi i Këshillit të Lartë Gjyqësor zhvilloi një mbledhje, duke bërë provën e dytë për të zgjedhur kreun e institucionit. Procedura dështoi në përpjekjen e parë..
Përplasjet para Teatrit Kombëtar "Ivan Vazov" lidhur me premierën e pjesës "Armët dhe njeriu" të Bernard Shaw u bënë një rast që 247 organizata..
Eurozona mbetet një prioritet, por kabineti teknik pret që Legjislatura e 51-të të Kuvendit Popullor të fillojë punën për të diskutuar buxhetin,..
Fillimin e edicionit të 22-të të nismës bamirëse "Krishtlindja Bullgare" e caktoi presidenti Rumen Radev në Dobriç. Motoja e fushatës është “Të japim..