“Në anën e majtë të Detit të Zi është Krimea, djathtas është Stambolli, ndërsa prapa nesh është Kosova. Kështu qe parimi im të cilin unë e mbrojdhe dua të dëgjohet nga të gjithë dhe për fat të mirë e mbron dhe homologu im Stoltenberg, është mbrojtja dhe përmbajtja. Prandaj armatosemi – që të jemi të fortë dhe të përmbajmë çdo një merak ndaj territorit tonë, ose bashkimit tonë. Pika e dytë – dialogu me Rusinë. Për këtë punoj kaq aktivisht për projektin tonë të përbashkët për centralin atomik “Belene” dhe për “Rrymën Ballkanike”. Këtë e dinë në Shtëpinë e Bardh, NATO, BE. Ky është bilanci, i cili i jep mundësi Bullgarisë për të luajtur një rol kyç në regjion dhe në Detin e Zi”, deklaroi Kryeministri Bojko Borisov në Bruksel pasi u takua me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s Jens Stoltenberg. Nga ana e vet sekretari i përgjithshëm i NATO-s e lavdëroi Bullgarinë se gjatë vitit 2019 ka livruar 3.25 për qind prej Produktit të Brendshëm Bruto për mbrojtje. Ai theksoi gjithashtu rolin e vendit tonë për zgjidhjen e kundërshtimeve mes Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë, gjë që e lejoi fqinjin tonë perëndimor për të marrë ftesë për anëtarësim në Pakt.
Presidenti Rumen Radev sot edhe një herë iu drejtua Gjykatës Kushtetuese me kërkesë që ndryshimet në Kushtetutë të bëra nga Legjislatura e 49-të të Kuvendit Popullor të shpallen jokushtetuese. Kundërshtimet e kreut të shtetit janë kundër heqjes së..
Ambasadorja e Austrisë Andrea Ikic-Böm vizitoi dje kufirin bullgaro-turk me ftesë të drejtorit të Drejtorisë kryesore të Policisë Kufitare, njoftoi sot shërbimi për shtyp i Ministrisë së Punëve të Brendshme. Së bashku me drejtorin kryekomisionar Anton..
Ministri i punëve të jashtme Ivan Kondov mori pjesë në takimin e ministrave të punëve të jashtme të vendeve anëtare të Nismës së Evropës Qendrore (CEI), që u mbajt sot në Tiranë. Ndër temat e diskutuara ishte roli i CEI në bashkëpunimin rajonal dhe..
Shitjet e makinave të reja në Bullgari në tetor u rritën tri herë më shumë se niveli mesatar i Bashkimit Evropian, ku blerja e makinave të reja ishte..
Një milion e tetëqind qytetarë bullgarë udhëtuan si turistë në tremujorin e tretë të vitit, njoftoi Instituti Kombëtar i Statistikave. 72.3% e tyre..